Jardim: E merituam plotësisht kualifikimin

Sport

Monaco-s i duhej një provë force për të arritur çerekfinalen e Champions League-s dhe ia doli duke triumfuar ndaj Manchester City-t të Pep Guardiola-s.

Skuadra e Principatës u imponua 3-1 në “Stade Louis II”, duke përmbysur rezultatin 5-3 në Angli ndërkohë që vijon me meritë të plotë ëndrrën e saj europiane.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Trajneri i Monaco-s, Leonardo Jardim i intervistuar nga “Mediaset Premium”, ka shpjeguar: “Ne surpriza e turneut? Nëse shohim të dyja ndeshjet me City-n ishim ne ata që e merituam kalimin e raundit.

Nuk e ndryshuam natyrën tonë të lojës, por luajtëm gjithmonë në sulm dhe këtë natë ishim protagonistë të një pjese të parë shumë të mirë. Kemi sulmuar që në nisje të ndeshjes.

Për Monaco-n kënaqësia është e dyfishtë duke qënë se City ishte një skuadër e krijuar për të synuar trofeun e Champions-it”.Në çerekfinale Monaco mund të takohet edhe me Juventus-in: “E njohim, jemi përballur me të dhe e dimë që është shumë i fortë.

Në këtë pikë është e vështirë të zgjedhësh, sido që të shkojë shorti do të kemi përpara një kundërshtar të fortë dhe Juventus bën pjesë në këtë kategori. Nëse do të jetë kjo skuadër do të përballemi”, u shpreh tekniku 42-vjeçar skuadra e të cilit tani renditet në tetë më të mirat e Evropës.

ME TE LEXUARAT