Janinë, dy shqiptarë në pranga u kapën me 530 kg kanabis

Një sasi prej 530 kilogramë kanabis u sekuestrua nga Antidroga e Janinës në afërsi të fshatit Konicë, gjatë orëve të para të mëngjesit të së hënës.

Lënda narkotike ishte ngarkuar në një rulotë me targa greke, e marrë me qera nga dy shtetas shqiptarë të moshave 53 dhe 26 vjeç, të cilët u vunë menjëherë në pranga.

Kliko per me shume info

Autoritetet greke thanë se droga ishte fshehur në brendësi të rulotës dhe ishte ndarë në 180 pako.

Mësohet se dy të arrestuarit do ta dërgonin lëndën narkotike në Athinë, ku dhe do të shpërndahej më pas në tregun lokal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.