Ismet Haxhia: Urdhri në mesnatë i Berishës në ‘97, si u mblodhën 60 tropojanë në Presidencë

Politikë

Ish-i dënuari me 20 vjet burg si bashkëpunëtor në vrasjen e Azem Hajdarit, Ismet Haxhia rrëfen në librin e tij “Kronika e Dhimbjes” të shtëpisë botuese “Helga’s Secrets”, situatën e vështirë në vitet 1997-1998 në Tropojë dhe në të gjithë Shqipërinë. Vetë Haxhia u lirua nga burgu në vitin 2016 dhe ju rikthye jetës normale. GSH sjell sot pjesën e tretë nga “dosja Tropoja”, një rrëfim në vetë të parë për orët kritike në presidencë, në mesin e marsit të vitit 1997.

SFONDI I TENSIONIT QE SOLLI ’97

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Fillimi i viteve nëntëdhjetë do të shënonte një kthesë historike politike dhe ekonomiko-shoqërore në pothuajse gjysmën e kontinen-tit të vjetër. Përpjekja e çdo shteti për ndryshimin e sistemit në këtë periudhë, kishte tipare të për-bashkëta, por edhe shumë veçori të cilat kurrsesi nuk mund të zbatoheshin edhe në vendin tonë, pasi këtu sistemi i kaluar kishte vepru-ar me gjithë ashpërsinë e tij, duke eliminuar gjithçka që mund të shërbente si bazë për kalimin e butë, nga sistemi i kaluar ekonomikoshoqëror, tashmë i dështuar, në atë kapitalist. Lidershipi politik, i vënë në krye të lëvizjes për ndryshimin e nevojshëm në fillimin e tij, nuk kishte nivelin e duhur politik dhe as profesional për t’iu shpjeguar shqiptarëve rrugën e gjatë e të vështirë që duhej përshkuar, për të arritur atje ku duhej me sa më pak dhimbje.

Kjo ndikoi tek shqiptarët që të besonin se ajo që u kishte munguar në të kaluarën, do të arrihej lehtë, sa hap e mbyll sytë, duke nxitur që të zgjohej para kohe shpresa e një populli të tërë, megjithëse kishte kaluar një gjumë të thellë e të gjatë për rreth një gjysmë shekulli. Ky lidership politikanësh, ishte oferta e asaj kohe, të cilit të mund t’i besoje ndry-shimin. Natyrisht, në atë kohë nuk mund të gjendeshin ndryshe, pasi të gjithë kishin kaluar të njëjtën rrugë dhe kishin të njëjtën eksperiencë.

Veç çekut të bardhë, të cilin naivët do e identifikonin me lugën e florinjtë, nuk mundën t’i ofronin këtij populli të shumëvuajtur, asnjë alternativë bindëse, me të cilën të mund të mbante ndezur shpresën e sapolindur. Zhgënjimi masiv do fillonte të konturohej me aq shpejtësi, sa edhe entuziazmi i zhvillimit të këtyre ndryshimeve. Kjo do të reflektohej shumë shpejt në votimet për pushtetin vendor, ku do të votohej në shumicë për opozitën e atëhershme, e identifikuar si përfaqësuese e sistemit të përmbysur. Me gjithë lumin e madh të sharjeve dhe të shpalosjes së një urrejtjeje të pashembullt për të kaluarën dhe opozitën, të cilën ata e konsideronin si të pandreqshme, tek njerëzit filloi të jepte efektet e kundërta. Njerëzit kishin filluar në masë të humbnin vendet e punës, falë aplikimit të ‘TERAPISE SHOK’ në ekonomi, e bashkë me to edhe shpresa e zgjuar.

Dy vitet e mëpasme të qeverisjes, do të thellonin edhe më tej plagët shoqërore tek ne dhe dhimbja e sh-kaktuar nga reforma e sapofilluar, do të bëhej gjithnjë e më e papërbal-lueshme nga shtresat në nevojë. Kjo gjendje do të shërbente si bazë për goditjen e dytë më të rëndë që pozita e asaj kohe do të merrte në më pak së tre vjet qeverisje.

* * *

Humbja e referendumit për Kushtetutën në vitin 1994, politikanët në pozitë të asaj kohe, do t’i bënte të mendonin për të ardhmen politike të tjerë, si dhe të forcës politike që ata përfaqësonin. Për fat të keq, në vend që të mendonin për të ofruar alternativat e nevojshme ekonomiko-politike, në dy vitet e ardhshme do të thello-heshin më shumë plagët shoqërore të shfaqura, çka do të ço-nin në konsumimin e klasës poli-tike në pushtet, duke e bërë më të gjerë e më të thellë hendekun që e ndanin atë me elektoratin, prej të cilit ata do të kërkonin edhe një mandat të dytë në zgjedhjet par-lamentare të vitit 1996. Në të gjithë Lindjen, forcat politike që do të fitonin pushtetin në fillimet e kësaj kthese të madhe, do ta humbnin atë me lehtësi, pasi thuajse kudo kishin ndodhur të njëjtat fenomene të cilat kishin zhgënjyer pasiv-isht popujt e tyre.

Në vendin tonë plagët e trashëguara nga e kaluara, ishin akoma më të thella, duke i shtuar këtu edhe gabimet e shumta në qeverisjen e asaj kohe, do të ndiko-nin akoma më shumë në shkurtimin e ditëve të pushtetit demokrat, si dhe në krijimin e imazhit të keq për klasën politike të asaj kohe. Kjo klasë politike ishte e destinuar apo dënuar të mban-te peshën e rëndë të këtij imazhi. Në këto kushte, humbja e zgjedhjeve politike të majit 1996 ishte më se e sigurt. Të ndodhur para kësaj të vërtete, si dhe duke marrë mësim nga pësimet e më-parshme, do t’u vinte shumë e rëndë barra e lënies së pushtetit të marë me shumë bujë, por edhe me sakrifica.

Në këto kushte do të përdornin alternativën e gabuar të dhunimit të çdo iniciative opozitare, si dhe manipulimin masiv të këtyre zgjedhjeve. Kjo lëvizje e tyre ishte një kthim prapa për demokracinë e shumëpritur, si dhe do të shënon-te fillimin e një krize të thellë e të gjatë, duke e kaluar vendin për një periudhë të gjatë në një anarki të plotë. Për këtë, vendi ynë do të kishte një kosto të madhe, politike, ekonomike e sidomos njerëzore.

ARMATOSJA NE TROPOJE

Manipulimi i këtyre zgjedhjeve, do të shoqërohej edhe me një demonstrim force dhe ushtrim dhune ndaj opozitës. Nga kjo dhunë nuk u kursye askush, qofshin këta edhe deputetë, duke krijuar një imazh të keq në të gjithë spektrin politik vendas e të huaj. Në atë kohë, në qytetin Bajram Curri u armatosën shumë nga militantët e Partisë Demokratike, të zgjedhur nga pjesa më e dhunshme e saj, përf-shirë edhe kontingjentë të policisë. Këta, të hipur në makina të hapura, shumica e të cilave me targa të verdha, do të terrorizonin gjithë natën qytetarët, duke zbrazur mijëra breshëri kallashnikovi nga municioni i furnizuar pa kursim nga depot e komisariatit të policisë së qytetit. Kjo ishte shenja e dhënë për fillimin e një periudhe të re to-talitare, e cila, megjithatë pak muaj më vonë do të merrte përmasat e një lufte civile të pashpallur, e sho-qëruar kjo me pasojat e një katastrofe të vërtetë për shoqërinë tonë, tej mase të lodhur, nga kostoja e lartë e jetese, papunësia, krimi, korrupsioni si dhe nga pa mundësia për të siguruar mjetet e jetesës, për pjesën më të madhe të familjeve sh-qiptare.

Mesi i viteve nëntëdhjetë do të shënonte përvijimin e shumë fenomeneve negative, të panjohu-ra më parë, si prostitucioni, droga, trafiqet, korrupsioni, kontrabanda etj., të cilat do të sillnin si pasojë përkeqësimin e mëtejshëm të jetës së qytetarëve si pasojë e shtrenjtim-it të kostos së jetesës, si dhe do të shkaktonin një ngërç në zhvillimin ekonomik të vendit për një kohë të gjatë. Në Shqipëri nuk punohej, e për pasojë nuk prodhohej asgjë veç ndonjë pijeje freskuese në bodrumet e palicencuara, apo të qofteve nëpërmjet një morie pa fund të kioskave, të kthyera në të vetmen industri funksionale në vendin tonë. Me shumë vështirësi kishte filluar të konturohej shtresa e atyre që do të përbënin në të ardhmen klasën e kapitalisteve, baza pasurore e të cilëve, pothua-jse e tëra, ishte krijuar nga një vep-rimtari e dukshme kriminale. Në kushtet e pafuqisë absolute të sh-tetit për ta financuar atë, e vetmja mundësi ishte të lejonin me dashje, lulëzimin e këtyre fenomeneve vde-kjeprurëse për funksionimin nor-mal të një shoqërie demokratike.

ÇFARE THA POLITIKANI PER KORRUPSIONIN

Asokohe mbaj mend një përgjigje të një politikani VIP, dhënë një gazetari, se: “Korrupsioni është fenomen i kapitalizmit dhe tek ne po ndihmon në krijimin e shtresës së kapitalistëve të rinj”. Njerëzit në atë kohë dhe tani edhe më e theksuar, sidomos nga admin-istratat, do të josheshin jashtë mase, duke i vënë në garë për të siguruar vende pune në Dogana, pikat e kalimit kufitar, në Tatime, funksione në polici, në privatizime etj., duke krijuar për mbarë shoqërinë bindjen, se e vetmja mënyrë për t’u pasuruar është veprimtaria e kundërligjshme, dhe jo puna në sektorët prodhues të ekonomisë. Kjo psikozë e krijuar në opinionin e komunitetit, për këto fenomene, nuk do të përbënte me anën negative të shoqërisë, por do të vlerësohej si një mundësi reale dhe e vetme për të vjelur ç’të të dalë përpara në këtë periudhë tranzicioni.

Kjo tashmë është kthyer në një lakmi të politikanëve për të marrë ose mbajtur me çdo kusht pushte-tin. Në këto kushte, marrëdhëniet në mes të kaheve politike, do të jenë përjetësisht armiqësore dhe tranzicioni, shoqëruar me etapa kaotike periodike, për fat të keq do të zgjasë shumë.

* * *

Zgjedhjet vendore, që do të pasonin ato parlamentare në tetorin e vitit 1996, pushtetarët do të viheshin në një provë vendimtare para politikës ndërkombëtare, e cila reagoi ashpër për manipulimin e zgjedhjeve politike të disa muajve më parë. Këto zgjedhje duheshin fituar mdoemos, por jo duke i manipuluar ato. Për këtë qëllim do të bëheshin mjaft lëvizje, por më e gabuara ndër to do të ishte përkrahja politike që iu bë firmave rentiere, të cilat po zhvillo-heshin me shpejtësi marramendëse. Shqiptarët menduan se do të ishte më mirë, që duke votuar për ‘fituesit’ e zgjedhjeve parlamentare do të bënin të mundur përputhjen e pushteteve, e kështu do t’i kishin të sigurta depozitat e tyre në këto firma. Loja e firmave mashtruese me përqindjet e depozi-tave, do të zhvillonte një konkur-rencë absurde, duke u mbështetur në etjen e shqiptarëve për t’u pasu-ruar pa punuar dhe shpejt. Thuajse të gjithë shoqërinë e përfshiu sudemania. Njerëzit filluan të tërhiqnin kursimet e tyre nga bankat, duke i boshatisur ato, si dhe të shisnin ç’të mundnin për t’u bërë pjesë e kësaj loje të madhe mashtruese, e cila do iu kushtonte më pas shtrenjtë, jo vetëm kredituesve të këtyre firmave, por të gjithë shoqërisë sonë të sfilitur nga problemet e shumta që e rëndonin atë. Në këtë periudhë shteti kishte kapitulluar financiarisht dhe për ta parandaluar atë, filloi falimentimin e këtyre firmave me shpejtësi. Në këtë mënyrë kursimet e shqiptarëve morën fund, duke e zhvendosur të gjithë shoqërinë edhe një herë në pikën zero. Kjo do të ishte traumatike për qindra mijëra familje që humbën gjithë çfarë kishin pasur deri në atë kohë. Ata që mendonin rrëzimin e push-tetit të demokratëve, kishin kohë që po punonin në këtë drejtim dhe po bëheshin gati të përdornin gjithë mjetet e nevojshme për t’ia arritur këtij qëllimi. Në funksion të këtij qëllimi do të ndikonin shumë faktorë politikë dhe krimi-nalë, brenda dhe jashtë vendit. Jo të gjithë politikanët e pozitës së atëhershme e kuptuan në kohen e duhur atë çfarë po përgatitej dhe vonesa e tyre në gjetjen e zgjidhjeve politike do të ishte fa-tale për vendin.

Trazirat e dhunshme të marsit 1997 do e bënin të pamundur mbijetesën e këtij pushteti, i cili kish-te dështuar në të gjitha strukturat e tij, duke e kaluar vendin në një gjendje kaotike me një popull, jo ushtar, por i gjithë populli i armatosur.

SHQIPERIA “JASHTE KONTROLLIT”

Shqipëria kishte kaluar kështu, në duart e bandave kriminale që dirigjoheshin nga politika. Nuk ekzistonte më as policia, as ush tria. Administrata e të gjitha niveleve, kishte braktisur zyrat duke i lënë ato në mëshirën e flakëve, që përpinin gjithçka ishte krijuar në ato pak vite tranzicioni. Të parave që u doli tymi ishin zyrat e financave, privatizimit, si dhe ato të përkrahjes sociale dhe të sigurimeve shoqërore. Nga kjo gjendje e krijuar të gjithë do të dil-nin të humbur, veç politikanëve dhe mbështetësve të tyre kriminelë, që duke bashkëpunuar frytshëm, do të vinin në efiçencë të plotë makinën e kontrabandës dhe atë të trafiqeve, duke siguruar shuma marramendëse monetare e materiale. Këto do iu shërbenin për të krijuar bazën e mbijetesës poli-tike, të atyre që do të përfitonin nga rotacioni politik. Por mbijetesa politike nuk do të ishte e mun-dur pa eliminuar konkurrencën politike, deri edhe kundërshtarët politikë brenda e jashtë formacioneve të tyre politike. Në këtë kon-tekst politik, do të fillonin të dukeshin qartë veprimet krimina-le ndaj opozitës dhe veçanërisht deputetit demokrat Azem Hajdari, i cili ishte pengesë serioze në fush-ën e aktivitetit kriminal të këtyre bandave mafiozo-politike, të kri-juara pas trazirave të marsit 1997. Në ditët e mesit të marsit 1997, gjithë strukturat e administratës shtetërore të sajuara në një periudhe pesëvjeçare, do të pushonin së ekzistuari vetëm në pak orë. Ky fenomen kishte ndodhur në të gjithë vendin.

SITUATA NE PRESIDENCE

Në kryeqytet ishte e njëjta situatë. I vetmi institucion që funksiononte në ato ditë ishte Presidenca e Republikës. Edhe këtu administrata nuk funksiononte. Në orët e vona të datës 13 mars, Presidenti i Republikës thërret në zyrën e tij disa nga punonjësit e sigurimit të tij personal dhe iu kërkon që të merreshin masa për mbrojtjen me çdo kusht të Bankës Kombëtare, si dhe të televizionit shtetëror. Në takim, një oficer i forcave speciale i ndodhur aty për të ndihmuar në përballimin e asaj situate të rëndë, e pyet Presidentin: “Doktor, Ju keni vendosur të largoheni nga posti apo do të qëndroni?”. Duke i dhënë përgjigje. Presidenti i shpje-gon se: “Shqipëria ndodhet në një rrezik të madh, më të madhin e gjitha kohërave. Unë, do të qëndroj në krye të vendit derisa populli të më heqë mandatin e dhënë. Me këtë rrezik që po i kanoset vendit, unë nuk mund të largohem!”. Në vazhdimin e bisedës, oficeri i kërkon atje: “Epo, atëherë duhet të na lësh të veprojmë, pasi ndry-she, pra duke pritur, asgjë nuk mund të bëjmë”. “Jo! – i thotë prerë Presidenti, – nuk dua që ju të veproni në kundërshtim me ligjin, ndryshe ju do të mbani përgjegjësi”. Unë, duke menduar ato dek-laratat e nxehta të Presidentit në mendje, kurrë nuk do ta besoja, se ai në ato ditë të vështira e tepër të rrezikshme, jo vetëm për të, do të jepte porosi të tilla, karakterizuar nga një gjakftohtësi shembullore. Në pak minuta numri i djemve të paraqitur, kryesisht tropojanë, kishte arritur diku rreth 60 vetë. Punonjësit e sigurisë personale, duke zbatuar porosinë vendosën roje të armatosura në Bankën Kombëtare dhe në televizionin shtetëror, ndërsa pjesa tjetër, rreth njëzet vetë, morën përsipër më të vështirën, mbrojtjen e presidencës. Atë natë, duke gdhirë 14 marsi 1997, një makinë e një atasheu ushtarak të një përfaqësie diplomatike, e cila dyshohej së ishte përzier në ato trazira me qëllim rrëz-imin e qeverisë, do i afrohej godinës së presidencës, natyrisht me qëllime verifikuese të situatës atje. Rojat e Presidencës të armatosur me mitraloz të lehtë e të rëndë, derdhin qindra plumba në drejtim të saj, por duke qenë se ajo ishte e blinduar, do të dëmtohej pjesërisht nga sadokarti dhe gomat. Makina ashtu e sakatuar nga plumbat, do të mund të kthehej nga kishte ardhur bashkë me gjithë personat që kishte. Ky ka qenë incidenti i parë, për të cilin, nga të dyja palët u ruajt një heshtje e plotë.

Në njërën nga ato ditë ndodh dhe një incident tjetër. Një furgon me tre persona brenda dhe i mbushur plot me armatim, i sulet godinës së Presidencës. Edhe në këtë rast makina do të përballej me plumbat e rojave të armatosur. Për fat të tyre, të tre personat vetëm do të plagoseshin lehtë. Punonjësit e sigurimit të in-stitucionit i dërgojnë me urgjencë në spital, duke mundësuar mjekimin e tyre në kohën e duhur. Të gjithë ata që synonin Presi-dencën, tashmë kishin marrë një përgjigje domethënëse. Aty nuk mund të kalohej me lehtësi. Punon-jësit e sigurimit të Presidentit, ato ditë shmangën një plan të rrezik-shëm që kishte të bënte me evakuimin e tij në një bazë rreth 59 km larg kryeqytetit. Në atë kohë plani i propozuar u vlerësua si i rrezikshëm për jetën e Presidentit, prandaj nuk u zbatua. Në të gjithë atë periudhë, deri në gjetjen e zgjidhjes politike, Presidenti i Republikës nuk është larguar për asnjë çast nga zyra e tij, për të menaxhuar situatën e vështirë që po kalonte vendi në ato ditë të vështira.

BATUTAT E SHOKEVE

Në ditët e para të prillit 1997, pata rastin të qëndroja dhe unë për pesë ditë në atë mjedis, ku djemtë e angazhuar për mbrojtjen e këtij institucioni, do më ofronin gjithë respektin dhe ngrohtësinë e tyre në ato ditë. Më kujtohet që kohën e lirë e kalonin në sallën e madhe të godinës në të djathtë të hyrjes ballore. Ajo sallë ishte bosh. I vetmi kolltuk i vjetër dyvendësh i vendosur në njërën nga qoshet e sallës u lirua për mua, pasi duke bërë shaka, më drejtoheshin: “Për komunistë si ti ne kemi respekt”. Unë në atë kohë ndodhesha aty bashkë me të tjerët, edhe për faktin se dy vëllezërit e mi ishin të angazhuar shumë në atë periudhë me rreziqe, angazhim ky që së bashku me mua e shumë djemve të tjerë do na kushtonte shumë shtrenjtë. Disa persona që unë njoha ato ditë, në vitet që do të pasonin do të përballeshin me shumë procese gjyqësore, e disa prej tyre akoma më keq, do të vriteshin, duke lënë prapa vetëm mister./GSH

ME TE LEXUARAT