Hetimet për CEZ-in, Balla kallëzim penal Shkelzen Berishës: Rrezikon 3 vjet burg

23
Kliko per me shume info

Komisioni Hetimor për CEZ-in i drejtuar nga Taulant Balla, do i kërkojë Kuvendit në seancë plenare dërgimin e kallëzimit në Prokurori për Shkëlzen Berishën pas refuzimit të dëshmisë për skandali CEZ.

Kryetari i Komisioni Hetimor për CEZ Taulant Balla i ka bërë thirrje sot prokurorisë që të procedohet penalisht Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha.

Kliko per me shume info

Balla deklaroi se djali i ish-kryeministrit rrezikon deri në 3 vite burg. Kallëzim penal ka edhe Nue Kalajn, pasi nuk u paraqit në Komisionin Hetimor.

Shkëlzen Berisha u paraqit tre herë para komisionit hetimor, por refuzoi të betohej se do të thoshte të vërtetën rreth rolit të tij në procesin e privatizimit.

Sipas Balles, me këto refuzime Shkëlzen Berisha ka shkelur tre nene të Kodit Penal dhe Procedurës Penale, konkretisht nenin 307 dhe 310 i Kodit Penal si dhe nenin 165 të Kodit të Procedurës Penale.

Akuza ne fjale dënohet me gjobë ose me burg dhe nenet perkatese parashikojne dënimin nga 1 deri në 3 vite në qeli.

Ne 13 Mars, Komisioni Parlamentar mbylli hetimet, duke deklaruar përgjegjësit për abuzimet në këtë privatizim dhe kryesorin ndër ta kanë listuar ish-kryeministrin Berisha.

Po ashtu në listën e gjatë të përgjegjësve ndodhet dhe djali i tij Shkëlzeni dhe Ministrat e Ruli e Mima.

“Kemi gjetur përgjegjësi ndaj personave Sali Berisha, ish-kryeministër, Genci Ruli, ish-ministër i ish-Ministrisë së Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës, Neritan Alibali, Eno Bozdo, Shkëlzen Berisha, person privat i lidhur me këtë proces privatizimi. Suzana Guxholli, Florian Mima, Nue Kalaj ju bëj me dije se të gjitha gjetjet e këtij komisioni do t’i dërgohen Prokurorisë së përgjithshme të Republikës së Shqipërisë”, tha Balla.

Dëmi që i është shkaktuar shtetit shqiptar nga privatizimi tek çekët e CEZ-it kap vlerën e 414 milionë eurove.

Por Shkëlzen Berisha mund të procedohet penalisht edhe për rolin që ka pasur në privatizimin e OSSH-së, për shkak të lidhjeve të tij të ngushta me sekserin Nuel Kalaj.

“VKM-të e firmosura nga qeveria e asaj periudhe kanë favorizuar kompaninë fituese. Përgjegjësia për dëmin ndaj shtetit prej 450 milionë euro bie mbi ish-kryeministrin Sali Berisha”, tha Balla.

Deputetët e maxhorancës votuan raportin e prezantuar një javë më parë. Në votim mungonte opozita.

Emaili qe implikon Shkelzen Berishen
Megjithatë, publikisht, Shkëlzeni ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje me këtë çështje. Por, një dokument dhe një dëshmi, konfirmojnë të kundërtën.

Bëhet fjalë për një e-mail që ish-drejtori i CEZ në Shqipëri, Josef Hejsek, i dërgon nëndrejtorit të CEZ-it në Pragë, Tomas Pleskac, rreth një takimi të planifikuar me ish-kryeministrin Berisha dhe djalin e tij, me ndërmjetësimin e Nuel Kalajt. Së dyti, për një lidhje të mundshme mes Shkëlzen Berishës dhe sekserit Nuel Kalaj, ka folur edhe dëshmitari Romeo Kara. Ndërkaq, vetë Kalaj, ndonëse refuzoi të dëshmonte, ka pranuar takimet me Sali Berishën, por jo me Shkëlzenin.

E-maili i plotë i Josef Hejsek drejtuar Tomas Pelskac

Dërguar: E enjte, 28 Janar 2010, 22-40 PM
Nga: Josef Hejsek
Te: Tomas Pelskac
Subjekti: Shqipëri-Përgatitja e takimit me kryeministrin
Rëndësia: E lartë
Mirdita Tomas,
Në anekse janë përgatitur dokumentet. Ne do të përmendim gjithashtu kërkesat tona ndaj qeverisë, sa është debia që duhet paguar tani, rregullimin e çmimit etj.
Do të të pres ty me Nuelin në aeroport, në sallonin VIP.
Me Nuelin sapo mbarova negociatat e tjera. I shpjegova në detaje se çfarë kërkojmë.
Takimi me të birin, sipas Nuelit, është shtyrë për nesër pas ardhjes së PM (Kryeministrit).
Çfarë duhet të presim nga kryeministri?
Sipas Nuelit rezultatet në mënyrë të sigurt do të jenë pozitive dhe në 90 % konkrete. Ai më siguroi se për kryeministrin po punon një komision ndërministror i cili në mënyrë të specializuar po trajton problematikën tonë. (Mund t’ju konfirmoj që kam folur me disa anëtarë të komisionit që po merren me këtë marrëveshje).
Rezultatet e tyre nuk janë akoma të mbaruara apo përfundimtare. Ai më siguroi se përfundojnë shpejt dhe pas kësaj do ulemi sërish.
Si përfundim, sapo detajet e negociatave do jenë gati, do të fitojmë MR në Tiranë (Martin Roman). Gjithë të mirat.


Kliko per me shume info

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here