Dëshmitë, "helikopteri ishte aq ulët saqë piloti na përshëndeti me dorë"

Aktualitet

radomireeeKapiteni Floran Delia, baba i tre fëmijëve, njëri nga pilotët që humbi jetën pas rrëzimit të helikopterit në Grizhë të Malësisë së Madhe fluturoi për herë të fundit mbi vendlindjen e tij në Radomirë.

Banorët tregojnë se helikopteri ishte shumë ulët, gati  mbi kokat e tyre dhe Deliaj i përshëndeti të gjithë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ata dëshmojnë se ishin aq afër dhe të gjithë fëmijë e të rritur kishin dalë për ta parë. Helikopteri bëri dhe një kthesë dhe ka qënduar pak kohë sipër banorëve që e përshëndesnin me dorë.

Banorët dëshmojnë se ka qenë ora 12.42 kur ai është larguar nga hapësira mbi Bushtricë. Kapiten Florian Deliaj ndodhej në helikopter me toger Donald Hoxhën dhe me ushtar profesionist Gerald Baramuçën, i cili mundi të jetojë.

ME TE LEXUARAT