“Hallexhinjtë” i dhanë 58 milionë lekë, por ai nuk ishte zv.drejtori i ALUIZNI-t

Një i ri nga Tirana përfundoi në prangat e sektorit të Krimit Ekonomik në kryeqytet, për akuzën e mashtrimit.

Artan Laci, një 23 – vjeçar nga Tirana, u prezantua si Zv/drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI –t dhe arriti t’i merrte një gruaje 58 milionë lekë.

Kliko per me shume info

Ka qenë vetë kjo e fundit, që policia e identifikon vetëm me iniciale Sh. M., e cila ka bërë kallëzim, duke bërë që efektivët e kryeqytetit të vinin në pranga të riun.

LEXO EDHE:  Falimentimi i Gulf dhe mashtrimi i qytetarëve, reagon për herë të parë qeveria

Njoftimi i policise Tiranë:

Më datë 20.03.2017 Specialistët e Sektorit të Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit:

-Artan Laci, 23 vjeç, banues në Tiranë

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi më datë 20.03.2017 ka bërë kallëzim shtetësja Sh. M., pasi ky shtetas duke iu prezantuar si Zv.Drejtor i Përgjithshëm i Aluiznit me anë të mashtrimit dyshohet ti ketë vjedhur një shumë prej 58 milion lekësh.

LEXO EDHE:  Si u grabit me thyerje dyqani i celularëve në Durrës, çfarë nuk morën autorët

Materialet i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale të “Mashtrim”, parashikuar nga Neni 143 i Kodit Penal.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here