Grabitje me armë në Krujë, arrestohen dy të dyshuarit

Aktualitet

Policia e Krujës njoftoi diten e sotme se ka bërë të mundur zbardhjen e një grabitjeje me armë, të ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Krastë. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:30.

Dy persona, nën kërcënimin e armëve dhe të maskuar i dolën përpara 18 – vjeçarit K.X, banues në Halil të Fushë – Krujës dhe i vodhën Benz dhe një telefon celular iPhone 6 S.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, efektivët e policisë nisën punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Ata arritën të arrestonin një prej autorëve, 27 – vjeçarin Medi Karaj banues në Fushë-Krujë. Atij iu gjet edhe telefoni i vjedhur. Ndërkohë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit tjetër.

Policia sqaron më tej se, në vazhdimësi të kërkimeve të kryera deri në orët e para të mëngjesit të sotëm, për kapjen e autorit të dytë të dyshuar, uniformat blu kanë kryer kontrolle në banesa dhe krehur imtësisht të gjithë territorin dhe rreth orës 00:10, në Krastë kanë identifikuar dhe arrestuar një tjetër person, i cili lëvizte me armë dhe fishekë në mjet.

I arrestuari është Azem Hasa, 25 – vjeç, edhe ky banues në Fushë-Krujë. Në makinën e tij u gjetën një armë zjarri automatik model AK 47, 2 krëhëra me 60 fishekë model 56, kalibër 7.62 mm.

ME TE LEXUARAT