Google ka një lajm të mirë për të gjithë, ja risia më e fundit

Google vjen me një risi të fundit. Ajo ka lansuar një shërbim të ri për dokumentet JPEG, që mundëson zvogëlimin e tyre për rreth 35 për qind.
Ky shërbim quhet Guetzli dhe bën zvogëlimin e foto dokumenteve pa e zvogëluar kualitetin e imazhit.
Dokumentet e zvogëluara mund të punojnë me të gjithë kërkuesit dhe aplikacionet ekzistuese.
“Në kompaninë tonë, ne kujdesemi që t’u japim përdoruesve përvojën më të mirë online, si me shërbimet dhe produktet tona poashtu edhe me prezentimin e mjeteve të reja. Për këtë arsye jemi të lumtur të ju sjellim Guetzli, një algoritëm që krijon imazhe JPEG me kualitet të lartë dhe me madhësi të dokumentit 35 për qind më të vogël se metodat aktuale.” – kanë deklaruar zyrtarët e kompanisë.
Në këtë mënyrë, zhvilluesit e ndryshëm mund të krijojnë ueb faqe që punojnë më shpejtë dhe përdorin më pak të dhëna.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Aeroplanët më të mirë luftarak të shekullit 21, vetëm pesë shtete i kanë

Nga vitet e ’40-ta të shekullit të kaluar, aviacioni ushtarak ka arritur ...