Gjuetia e paligjshme me lëndë plasëse në Fierzë, 20 ton peshk i ngordhur mbi liqen

Aktualitet

Një ngjarje e rëndë raportohet në liqenin e Fierzës, ku mësohet se gjatë 24orëve të fundit ka ndodhur një vrasje masive e peshqve të llojit gjuc, Vija panoramike e liqenit nga ura e Drinit të Zi deri tek ura e Drinit të Bardhë është pushtuar nga gjucat e ngordhura.

Numri i tyre sipas specialistëve është rreth 20 ton.Ngordhja e tyre ka ardhur si pasoje e gjuetisë së paligjshme me lëndë plasëse.

Specialistët thotë se kjo është ngordhja më masive e ndodhur ndonjëherë më parë në brigje, ku në çdo metër gjen nga 100 peshq të ngordhur.

ME TE LEXUARAT