Gjenerali i NATO-s: Rusia mund të jetë duke furnizuar talebanët

Bota

Një komandat i lartë i NATO-s, ka thënë se Rusia mund të jetë duke i ndihmuar me furnizim militantët talibanë, të cilët po luftojnë kundër forcave qeveritare që mbështeten nga SHBA-ja.

Gjenerali i ushtrisë amerikane, Curtis Scaparrotti, i ka thënë Komitetit për Shërbim të Armatosur të Senatit amerikan, se ai ka parë të dhëna që dëshmojnë rritjen e përpjekjeve të Rusisë për të ndikuar te talibanët dhe “ndoshta furnizon” grupin militant.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Scaparrotti nuk ka specifikuar se për çfarë lloji të furnizimit ai mendonte se Rusia mund të jetë duke iu siguruar talibanëve.

Zyrtarët rusë kanë mohuar se ndihmojnë talibanët.

Zyrtarët talibanë i kanë thënë Reters se kanë pasur kontakte të rëndësishëm me Moskës që prej vitit 2007, por kanë thënë se përfshirja e Rusisë nuk shkon përtej “mbështetjes morale dhe politike”.

ME TE LEXUARAT