Ekspozohen makinat më të mira të vitit 2017

Teknologji

Geneva Motor Show, ekspozita e hapur së fundmi në Gjenevë të Zvicrës është provuesi më i mirë se ‘era e ndryshimit’ ka filluar të fryjë edhe në industrinë e automjeteve.

Dicka që bie menjeherë në sy është nisja e një procesi tranzicioni, pasi shumica e inxhinjerëve kanë nisur që të përqafojnë makinat elektrike, duke braktisur në një farë mënyrë naftën dhe nënproduktet e saj si burim energjie. Dicka të tillë e konfirmon edhe kryeredaktori i një shfaqjeje televizive për makinat që transmetohet në CNET, Alex Goy.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ndryshimi po ndodh. Është shumë e thjeshtë që t’a dallosh dicka të tillë nëse hedh sytë përreth meje. Kemi këtë konceptin këtu, dy prijekte të Renaultit atje që janë të dytë me motor elektrik, por edhe novacionin e kompanisë Tresor, e cila ka krijuar një motor sikur të ishte një atlete Nike.

Mund të them pa dyshim se ka ndryshime radikale. Nëse më parë blerësit habiteshin duke thënë ‘Oh shiko, është një makinë hibride ose ka një motor kaq të fuqishëm, tashmë kemi blerës që po priren më shumë të shkojnë drejt elektricitetit” shprehet njohësi i kësaj fushe, Alex Goy.

ME TE LEXUARAT