Lajmi i keq para lançimit, Galaxy S8 me 6 GB RAM nuk vjen në Evropë!

Në janar të këtij viti, pati disa thashetheme sipas të cilave Galaxy S8 do të vijë edhe në një variant me 6GB RAM dhe 128GB hapësirë ruajtëse.

Me pas u tha se ky variant do të jetë i gatshëm vetëm në tregun kinez dhe atë të Koresë jugore.

Por se fundi, një lajm i ri thotë se modeli me 6GB RAM i Galaxy S8 do të jetë i gatshëm vetëm në Kinë dhe në asnjë treg tjetër.

Spekulimi i ri erdhi në formën e një postimi në Weibo nga Kevin Wong, i cili është drejtori për hulumtime në HIS për Kinë. Postimi bën të ditur se modeli ndërkombëtar i pajisjes do të ketë vetëm opsionin e RAM memories prej 4GB.

Asnjë nga këto lajme nuk është konfirmuar nga Samsung kështu që, duhet të presim deri më 29 mars, kur gjigandi teknologjik do të zbulojë telefonin.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Aeroplanët më të mirë luftarak të shekullit 21, vetëm pesë shtete i kanë

Nga vitet e ’40-ta të shekullit të kaluar, aviacioni ushtarak ka arritur ...