Federata shqiptare me vendim të madh për Taulant Xhakën

Sport

Sekretari i Federatës shqiptare të Futbollit, Ilir Shulku ka një lajm të madh për Taulant Xhakën.

Sekretari i Federatës shqiptare të Futbollit, Ilir Shulku ka thënë se Taulant Xhaka i ka dyert e hapura për rikthim në Kombëtaren shqiptare.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Xhaka ka braktisur Kombëtaren pasi nuk ishte inkuadruar nga De Biasi në ndeshjen mes Italisë dhe Shqipërisë (2:0).

Por, Shulku ka theksuar se Xhaka është i mirëseardhur të kthehet në skuadër.

“Xhaka? Ndoshta kjo është më shumë mediatike. Pakënaqësi e lojtarit, probleme që zgjidhen brenda familjes. Xhaka e ka vendin në ekip, është i mirëpritur, pavarësisht asaj që ka ndodhur.

Nuk e di nëse është e vërtetë që Xhaka ka thënë se nuk vjen më”, ka deklaruar ai./lajmi.net

ME TE LEXUARAT