Bëni kujdes! Ky formular ju ka ardhur në shtëpi për adresën por ja cfarë thotë ligji

Aktualitet

Formulari i ri për adresarin nuk i përgjigjet ligjit dhe kërkon të mbledhë të dhëna që tejkalojnë kërkesat e vetë ligjit. Kështu raporton sot Vizion Plus që bën me dije se ky fakt pranohet edhe nga vetë Gjendja Civile.

Ministria Brendshme në bashkëpunim me OSHEE krahas të dhënave personale, numrin e identifikimit të kartës së identitetit dhe kontratës së energjisë elektrike, kërkon të specifikohet lloji i pronës nëse është biznes apo banesë, metrat katrorë dhe nëse është me qira, ka hipotekë apo është në proces legalizimi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Njerëzit kanë reaguar në forma të ndryshme, disa prej të cilëve madje kanë refuzuar ta plotësojnë atë.

Referuar ligjit për sistemin e adresave, por dhe kontratës së nënshkruar mes OSHEE-së dhe kompanisë private që ka fituar tenderin për këtë projekt, thuhet qartë së ky proces shërben për “Identifikimin dhe popullimin e adresës për çdo shtetas, përfshirë dhe përditësimin e të dhënave për konsumatorët e energjisë”.

Kjo do të thotë se çdo e dhënë tjetër nuk është detyrueshme për t’u plotësuar në formular. Këtë fakt e konfirmojnë edhe specialistë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile raporton VP.

“Sa i përket të dhënave personale që merren nga çdo familje ato kalohen në kohë reale nga terreni në serverin e Ministrisë së Brendshme.

Punonjësit e terrenit nuk kanë akses në të dhënat e marra dhe as mundësi për t’i përdorur. Ndërkohë Drejtoria e Gjendjes Civile deklaron se ky proces do të shoqërohet me gjobë për ata individë që nuk japin të dhënat siç i kërkon ligji dhe nëse brenda 28 korrikut nuk regjistrohen ne gjendjen civile ku banojnë”, informon televizioni në fjalë.v+

ME TE LEXUARAT