Ndeshja me Italinë, ja fjalët e para të De Biazit pas humbjes 2-0

Sport

Përkundër humbjes 2-0, Xhani De Biazi është i kënaqur me lojën që Shqipëria bëri sot kundër Italisë.

Në një prononcim për TVSH-në pas ndeshjes së luajtur në Palermo, tekniku italian bëri këto komente:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Kur luan me skuadra si Spanja dhe Italia, është e vështirë të gjesh golin. Mendoj se sot bëmë një ndeshje të mirë. Kundërshtari nuk e priste një sistem të tillë loje nga ana jonë. I vumë në vështirësi, por duhet të kishim shkuar deri te goli.

Ishim të organizuar, nuk u shpërqendruam asnjëherë. Kishim lojtarë që nuk janë aktivizuar mjaftueshëm në ekipet e tyre, megjithatë paraqitja e ekipit ishte e mirë. Kemi humbur një ndeshje të pranueshme për nga mënyra si shkoi.

Absolutisht nuk do ta kisha ndryshuar formacionin nëse do kisha mundësi. Lilën e hodha në fushë pasi në atë krah Italia sulmonte shumë dhe duhej një lojtar fizik. Donim të gjenim barazimin, për të provuar më pas t’i befasonim me lojtarë të shpejtë si Grezda, Llullaku apo Latifi. Gjatë lojës luajtëm me tre rreshtime, 3-4-2-1, 4-3-1-2 dhe 4-1-3-2”.

ME TE LEXUARAT