Firmoset marrëveshja: Shqiptarët do paguajnë në markete më shumë sesa blejnë

Aktualitet

Qeset plastike në supermarketet kryesore në Tiranë, që prej datës 2 prill, do të jenë me pagesë. Kjo është një politikë përmes së cilës Bashkia e Tiranës synon të ulë ndotjen në qytet.

Pra pervec gjerave qe blini ne nje market, ne fund duhet te paguani edhe nje shume shtese per qesen ne te cilat do ti vendosni mallrat qekeni blere.

“Sot është shumë e rëndësishme që të fillojmë me këtë politikë, ku do të bëhen pjesë marketet më të mëdha, për t’i dekurajuar të gjithë për të mos i përdorur qeset plastike dhe unë mendoj që është një nga mënyrat më të mira që ne të kontribuojmë për një qytet më të shëndetshëm sesa ky që kemi sot”, tha Veliaj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Të dhënat tregojnë se në një muaj në Tiranë, gjenerohen 100 ton qese plastike. Veliaj thotë se ky vendim i guximshëm do të japë rezultatin e tij, ashtu siç dhanë politikat për parkimin dhe pastrimin një vit më parë.

“Vjet, falë politikave që morëm për parkimin dhe pastrimin, ulëm ndotjen e ajrit në Tiranë me 15%. Pra, do të thotë që ne e paskemi vetë në dorë. Nëse e kemi në dorë për ta bërë pis qytetin, po ashtu e kemi në dorë edhe për ta mbajtur pastër. Meqë e kemi vetë në dorë, le të marrim vendime të guximshme sot që t’i shohim hajrin në të ardhmen që të kemi një gjeneratë më të shëndetshme”, deklaroi Veliaj.

Tani e tutje, një qese plastike do të kushtojë 3 ose 5 lekë, ndërsa nismës iu bashkuan rrjetet e supermarketeve të Tiranës.

ME TE LEXUARAT