Familja shkodrane shet vajzën për 6 mijë euro, ajo që ndodh më pas është shumë e rëndë

4
Kliko per me shume info

Një histori e denjë për një skenar filmi. Kështu mund të konsiderohet jeta e Bashkime Sulejmanit, 40-vjeçares që u shit nga familja tek një shqiptar nga Kosova 40 vjet më i madh në moshë, për 6 mijë euro.

Bashkimja që jetonte në një fshat të thellë të Shkodrës e ka mësuar një gjë të tillë 4 vite më vonë, ndërsa sot ka vendosur ta ndajë dhimbjen dhe poshtërimin që i është bërë nga familja në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News 24.
Kur shkova në maternitet për të lindur djalin mora vesh që Ahmeti i kishte edhe tre gra të tjera dhe dy palë fëmijë. Nga ta dija, ai më kishte mbajtur vetëm brenda sapo shkova në Prishtinë”,- rrëfen ajo mes lotësh historinë e dhimbshme.
Ai donte të më merrte vetëm djalin dhe ta regjistronte në emër të gruas tjetër. E kuptova çfarë qëllimi kishte, nuk pranova. Pas dy muajsh më kërkoi të dilja nga banesa dhe më rrahu se donte që të flinte me atë”,- rrëfen ajo ndër të tjera.

E ndjerë e poshtëruar dhe e fyer, Bashkimja vendos të ikë nga bashkëshorti, por kur shkon pranë familjes merr vesh të vërtetën e dhimbshme, nëna i tregon se e kishte shitur.
Unë jam kthy, s’kam kenë lopë me më shit. Do të vrasin më thanë në shtëpi, se ne kemi marrë lekë”,- tregoi Bashkimja.

Sot ajo jeton vetëm me Albin, djalin 8-vjeçar, pasi i ka shpëtuar dhunës së vazhdueshme të Ahmetit dhe ndihmohet nga kisha protestante. Ajo kërkon ndihmë, pasi personi me të cilin ka bashkëjetuar kërkon t’i marrë djalin, dritën e syve të saj, lumturinë e vetme që ka pasur në jetë.

Kur të shiti familja ai jetonte me gruan tjetër?

Familja ime e ka njohur burrin përmes mblesit. Ahmeti kërkonte grua në Shqipëri me rrena. Po ai jetonte me gruan e Mitrovicës kur më shiti familja për 6 mijë euro. Dy muaj fejuar me mua, e ndau atë.

Kush është frika më e madhe përballë gjykatës?

Unë e falënderoj gjykatën që e kanë akuzuar Ahmetin për djegien e banesës, për dhunë ndaj meje për moskujdes ndaj fëmijës.

Sa e ka kërkuar Albi atë?

Deri në 6 vjeç e ka kërkuar. Dy vjet e ka kërkuar. Albi ka marrë 60 euro sociale në muaj. Asnjëherë 100 euro sa ka caktuar Gjykata.

Po ai e ka gjendjen ekonomike të mirë apo jo, përse nuk përgjigjet për djalin?

Po e ka, nuk e di pse nuk do t’ia dijë. I kam thënë ke çfarë ke me mua është tjetër gjë.

Po djali nuk e ka takuar babain?

Djali e ka parë babën shumë në ëndërr. I thosha çfarë ke, djali qeshte e thoshte e kam parë babin në ëndërr. Prej tij shkova në qendrën sociale për të bërë kërkesë që të shihte djalin. Por një babë që nuk do të takojë djalin e tij dhe thotë ishalla të vdes djali që të shkosh në psikiatri nuk është babë.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here