Erion Veliaj ka një kërkesë për qytetarët e Tiranës

Aktualitet

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ditën e nesërme (E diel) ka organizuar një aksion për pastrimin e qytetit, ndërsa kryebashkiku Erion Veliaj, i ka bërë thirrje qytetarëve që ti bashkohën nismës.

Nga Parku i Liqenit të Kasharit, ku veç pastrimit dhe mirëmbajtjes po i kushtohet vëmendje edhe pyllëzimit të zonës përreth, Veliaj tha se kontributi i qytetarëve për mbajtjen pastër të qytetit është i pa zëvendësueshëm.

Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i ka bërë thirrje qyetarëve që të bashkohen të dielën aksionit për pastrimin e qyetetit. Thirrja e kryebashkiakut erdhi nga parku i Liqenit të Kasharit, ku veç pastrimit dhe mirëmbajtjes, po i kushtohet vëmendje edhe pyllëzimit të zonës përreth, ku ditët e fundit janë mbjellja e 500 fidanë të rinj pemësh

‘’Në datën 26 mars në frymën e shumë aksioneve që kemi pasur vitin e kaluar ftoj të gjithë qytetarët t’i bashkohen aksionti gjigant pastrimi. Vetëm në këtë mënyrë mund të ndërgjegjësojmë qytetarët për të mbajtur një Tiranë akoma dhe më të pasur se kemi so.’’- tha Veliaj

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Përveç punës së përditshme të kompanisë publike “Eco Tirana”, Veliaj tha se është e domosdoshme edhe kontributi i çdo qytetari, që jo vetëm të mos ndosin ambientin e përbashkët, por edhe të angazhohet në aksione për pastrim.

“Qyteti nuk është vetëm i bashkisë por i çdo qytetari. Pastrimi nuk është monopol i bashkisë”- tha më tej ai.

Duke u ndalur te puna që po bëhet me rehabilitimin e Parkut të Kasharit, ai vlerësoi ndryshimin që ka pësuar kjo zonë brenda një kohe të shkurtër, ndërsa i bëri thirrje qytetarëve të kujdesen për fidanët e mbjellë dhe të mos i dëmtojnë ato.

Në kuadër të aksionit të pastrimit që do të zhvillohet të dielën kryebashkiku Veliaj ka zhvilluar një takim me administratorët e të gjitha njësive të kryeqytetit për të koordinuar punën.

ME TE LEXUARAT