Erdogan rrit tonet me Evropën: Të gjithë nazistë, do e shihni pas 16 prillit

Bota

Presidenti i Turqisë, Erdogan ka vazhduar me akuza ndaj liderëve të Bashkimit Evropian. Duke folur për një televizion turk, Erdogan u shpreh se do vazhdojë t’i quajë ‘nazistë’ vendet dhe liderët evropiane, për sa kohë atë e quajnë diktator.

“Ju mund të më thërrisni diktator, por unë nuk kam të drejtë t’ju quaj ju fashistë apo nazisitë?”,- ka thënë ai gjatë një interviste për CNN turk dhe Kanal D.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndër të tjera ai ka thënë se pas referendumit të 16 prillit Turqia do të rishikojë marrëdhëniet politike dhe administrative me vendet e Europës.

Marrëdhëniet mes Turqisë dhe Evropës janë tensionuar, pasi Holanda dhe Gjermania anuluan disa tubime të ministrave turq, të cilët dëshironin të merrnin mbështetjen e diasporës turke për referendumin e 16 prillit.

Erdogan në vazhdimësi ka akuzuar Berlinin për “praktika naziste”, ndërsa Holandën për “fashizëm”.

ME TE LEXUARAT