Rrahja e gazetarit, Elvi Fundo flet nga spitali: Ja mesazhi që më dhanë autorët

Aktualitet

Gazetari Elvi Fundo, i cili paraditen e së martës u dhunua nga dy persona të paidentifikuar pranë stacionit të trenit në Tiranë, vijon të jetë i shtruar në spital nën kujdesin e mjekëve dhe nën ruajtjen e forcave të rendit.

Gjatë një interviste për televizionin Report Tv, gazetari rrëfen se nuk i ka parë agresorët dhe se ata e kanë qëlluar nga mbrapa fillimisht, ndërkohë shton se kanë përdorur edhe mjete të forta.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dy dhunuesit janë larguar në këmbë shprehet gazetari, i cili nuk ka mundur të pikasë asnjë detaj nga ata.

elvi-fundo

“Jam goditur nga pas, pas koke. Nuk kam arritur t’i dalloj se kush ishin. Më kanë goditur në gojë dhe këtë e kam marrë si mesazh që mos fol më”, thotë ai.

Elvi shprehet se ka besim se policia do ta zbardhë këtë ngjarje, ndërkohë ka theksuar se kjo ngjarje nuk duhet të politizohet.

“Nuk ka vend për politizimin e kësaj ngjarje”.

Gazetari evidentoi se ka folur me policinë për dyshimet e tij dhe se po administrohen pamjet filmike të kamerave të sigurisë të bizneseve për rreth zonës ku ndodhi incidenti.

I pyetur nga Report Tv për dyshimet e tij lidhur me urdhëruesit, Elvi Fundo jep këtë përgjigje.

“Dyshimet lidhet me shkrimet e fundit që kam publikuar në portal. Shkrimet kishin lidhje me disa trafikantë droge me emra të ndryshuar që janë pronarë mediash. Pra, njerëz të krimit që drejtojnë sot në politikë dhe në media. Urdhëruesit do të ishte shumë e vështirë të zbardhen, por të zbardhen agresorët në fillim. Jam goditur nga pas në mes të ditës. Unë jam gazetar që nuk fshihem, eci në këmbë nëpër Tiranë. Natën mund edhe të më kishin vrarë por të shpresojmë që policia dhe strukturat e policisë të bëjnë punën e tyre”.

Gazetari tregon se kush e rrahu: Mos e politizoni këtë ngjarje, ja e vërteta

Gazetari Elvi Fundo ka folur sërish ditën e sotme për sulmin që i ndodhi nga persona të panjohur afër ish-stacionit të trenit.

Fundo ka thënë se rrahja e tij s’ka lidhje me politikën, por është vepër e krimit të financuar nga klane korruptive mediatike të lidhura me drogën.

Ai bëri thirrje nga PD dhe PS të mos e politizojnë këtë çështje.

REAGIMI

Dy persona me sulmuan nga pas me mjete te forta afer zyres ne ore 10 e 30. Duke me shkaktuar disa plagosje. Flm te gjitheve per mbeshtetjen dhe kurajon.

Nuk besoj qe eshte sulm politik por veper e krimit te financuar nga klane korruptive mediatike te lidhura me drogen.

Inkurajoj dhe mbeshtes Policine e Shtetit per zbardhjen e ngjarjes.

Ju lutem mos beni politike me sulmin banditesk ndaj meje.

Republika e vjeter dhe e re mos mbrojne bandite me pseudonime dhe trafikante ne media…

As pole qe kercejne tek Rilindja dhe ju behet serenate nga PD.

ME TE LEXUARAT