Thellohet e vërteta e mësueses te Arditi, burri: Ja fotot e mesazhet që tregojnë mashtrimin, por…

Soft

 

Dje u publikua intervista e Armando Kumarakut, burrit të mësuese Eglës, e cila preku të gjithë opinionin publik me dramën e saj familjare që e tregoi te “E diela shqiptare”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Armand Kumaraku, dje tregoi se sa i tronditur ishte nga gjithë ajo që kishte dëgjuar të thuhej për të e për mamanë e tij dhe jo vetëm kaq, por dha edhe disa detaje të tjera nga historia, të cilat nuk ishin thënë nga mësuese Egla nga Kuçova.

Ish Burri i mësuese Eglës, dje tha se e vërteta nuk është ajo që kanë dëgjuar të dielën shqiptarët dhe për ta vërtetuar fjalën e tij do të sillte fakte.

Sot JOQ ka siguruar mesazhe, biseda dhe fotografi të bëra mes mësuese Eglës dhe ish bashkëshortit të saj, si kërkesë e Armando Kumarakut, i cili thotë se dëshiron të vërtetojë me fakte se ajo çfarë ka thënë është e vërtetë.

Ajo mashtron kur thotë se unë nuk e lejoj ta takojë fëmijën. Rreth 1 muaj e 20 ditë më parë ajo ka qenë me mua dhe me fëmijën të tre bashkë. Nuk ka pse të mashtrojë. Tani do të shkoj të marr edhe faktet e prokurorisë dhe gjykatës që tregojnë se ajo po mashtron. Bashkë me urdhrin e prokurorisë do jap edhe vlerësimin e psikologes që ia ndalon asaj kujdestarinë.”

Pas deklaratës së sotme të Armando Kumarakut, JOQ kontaktoi edhe me mësuese Eglantinën, e cila është shprehur se nuk dëshiron që kjo gjë t’i bëhet fëmijës së saj, por meqë ish bashkëshorti i është futur “luftës”, ajo përban video tronditëse, foto dhe biseda kërcënuese që i janë bërë nga Armando.

Lexova intervistën e Mandit, unë çdo gjë ia kam lënë në dorë Apelit. Mund t’ju them se mua më është shkatërruar jeta nga ai dhe e ëma. Kam video të cilat, po t’i publikoj Armando dhe e ëma do të përfundojnë në burg për terrorin që po i ushtrojnë fëmijës tim.”

E pyetur për bisedat që Armando Kumaraku ka dërguar, Egla ka thënë se ato janë të prera.

Pse Armando nuk dërgon bisedat e plota, aty ku ai kërkon lekë për ilaçe, pse nuk dërgon bisedat ku më ka nisur video poshtëruese ndaj meje dhe përfshin fëmijën tim? Nëse ai thotë se ka fakte, ta dijë që unë kam video, inçizime dhe foto, por jam nënë(qan) nuk mund t’ia bëj këtë fëmijës tim. Di t’u them vetëm një rast, është e tmerrshme për një nënë të dëgjojë fëmijën e saj t’i thotë, “Ti je kur*ë, ti je shtrigë, se më ka thënë nënë Tasha(mamaja e Armandos)”.

Ndërkohë duhet të kujtojmë se gjyqi i hapur që në korrik mes Eglantinës dhe Armandos është akoma në proces, ndërsa pritet që Gjykata e Apelit të marrë vendimin në lidhje me Argin e vogël.

LEXONI EDHE: Flet burri i mësueses që përloti shqiptarët dje te Arditi: Të gjithë jeni….

Rrëfimi i nënës: Vjehrra s`më lejon të shikoj djalin, me kërcënoi “ti e merr vetëm të vdekur”

ME TE LEXUARAT