E rëndë në Lezhë, tenton të kalojë rrugën, i moshuari përplaset nga automjeti

Aktualitet

Një aksident i rëndë është raportuar në Lezhë mëngjesin e sotëm, ku një i moshuar është përplasur rëndë nga një makinë.

 

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në në aksin Lezhë-Shkodër, në afërsi të Balldrenit.

 

Të dhënat paraprake bëjnë me dije se nga aksidenti i plagosur mbeti shtetasi me iniciale N.Gjoka, 78 vjeç. Ky i fundit u përplas teksa tentonte të kalonte rrugën.

Sakaq, fill pas aksidentit, i moshuari është shoqëruar në spitalin e Lezhës, ndërsa drejtuesi i mjetit, shtetasi me inicialet M.D është shoqëruar në polici.

ME TE LEXUARAT