E rëndë/ 41 vjeçari shqyhet për vdekje nga qeni i tij

Soft

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Londër, ku një burrë u shqye për vdekje nga qeni i tij brenda banesës. Personi i quajtur si Mario Perivoitos u dërgua në spital pas sulmit të hënën e javës së kaluar, por vdiq dy orë më vonë.

41 vjeçari ishte brenda në banesë në Wood Green, në veri të Londrës, kur u sulmua nga qeni i tij rreth orës 10:30 minuta.

Thuhet se incidenti ka ndodhur në momentin kur BBC po bënte xhirimet për një intervistë, por zëdhënësi i këtij institucioni tha se “Ne jemi të vetëdijshëm për një incident, por nuk mund të komentojmë më tej pasi hetimet janë në vazhdim”.

Qeni është marrë nën zotërim nga autoritetet e kafshëve derisa të vendoset nëse do të vritet apo jo.

ME TE LEXUARAT