Donika Kadaj-Bujupi mund të dënohet deri në 10 vjet burgim

Kosovë&Rajon

donikaProceset penale i kanë ndarë të mërkurën dy partitë opozitare – Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismën për Kosovën te Pallati i Drejtësisë.

Fatmir Limaj e Donika Kadaj-Bujupi kanë qenë për pak kohë në të njëjtin objekt. Por, për arsye të ndryshme, shkruan sot Koha Ditore.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Limaj, i akuzuar se ka vjedhur paratë e taksapaguesve të Kosovës, e Kadaj-Bujupi si e dyshuar se ka përdorur mjete të rrezikshme siç pretendon ajo për të mbrojtur interesat e qytetarëve të Kosovës.

Proceset e ndara penale, kanë bërë që Fatmir Limaj të mos solidarizohet fare me kolegen e tij, Kadaj-Bujupi, ndonëse i takojnë një blloku opozitar që po i kundërshton marrëveshjet me Serbinë dhe demarkacionin me Malin e Zi.

Teksa Limaj nuk ka qëndruar shumë në sallën e gjykimit si i akuzuar për korrupsion, Kadaj-Bujupi është mbajtur thuajse gjithë ditën.

Seanca kundër Limajt është shtyrë për shkak se njëri prej anëtarëve të trupit gjykues ka pasur rast vdekjeje, Kadaj-Bujupi është marrë në pyetje dhe është dërguar në gjykatë me kërkesë të Prokurorisë për caktim të masës së paraburgimit prej 30 ditësh si e dyshuar për veprën penale të përdorimit të armës apo mjetit të rrezikshëm, që dënohet deri në 10 vjet burgim.

ME TE LEXUARAT