Saimir Tahiri del nga prokuroria: Ja cfarë dëshmova për kërcënimin e profesorëve

Aktualitet

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka dalë nga prokuroria e Krimeve të rënda ku dha dëshminë për kërcënimin e dy rektorëve Mynir Koni dhe Dhori Kule një vit më parë.

"Iu përgjigja pozitivisht ftesës së prokurorisë për treguar detyrën që kam bërë lidhur me këtë rast kur dy profesorët deklaruan se u kërcënuan.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

E shikoj këtë si një vazhdim të kontributit tim për një shtet më të fortë dhe për të pasur drejtësi në këtë vend", tha Tahiri.

Ai theksoi se ka politikanë që e kanë të vështirë të paraqiten në prokurori dhe në gjykata, por shtoi se reforma në drejtësi është zgjidhja për këtë.

"Deshmova per detyren time per rastin konkret, ate cka kam bere qe nga momenti i njoftimit per ngjarjen dhe ne vazhdim", tha Tahiri.

Paraqitja ne prokurori

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, paraqitet në prokurorinë e krimeve të rënda.

Ai ka hyrë në prokurori në ora 10.45 për të dhënë deklarime në lidhje me cështjen e Emiljano Shullazit.

Prokuroria ka kërkuar dëshminë e Sajmir Tahirit në lidhje me cështjen e kërcënimit të rektorëve Mynir Koni dhe Dhori Kule.

ME TE LEXUARAT