Deputeti i PS bën ironi me LSI-në: Opozitën e vetme e kemi brenda së majtës

Aktualitet

Deputeti socialist Taulant Balla në një takim me të rinjtë e Elbasanit për t’ju përgjigjur deputetes së LSI-së, Monika Kryemadhi për akuzat e kësaj të fundit mbi reformën në drejtësi.

Duke e ironizuar, Balla thotë se LSI-ja po bën opozitë në vend të asaj të vërtetës që ka bojkotuar institucionet dhe proteston para kryeministrisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Balla kujton deputetes aleate se deklaratat e saj bëhen me qëllim që të manipulojë brezin e ri.

“Sulmi ndaj reformës në arsim bëhet për të manipuluar brezin e ri, pasi të vetmen opozitë që kemi e kemi brenda vetes”,- tha Ballla.

Pak ditë më parë, deputetja e LSI-së Monika Kryemadhi kritikoi ligjin e arsimit të lartë dhe reformën në arsim të cilën e cilësoi një pseudoreformë, si dhe u përplas me deklarata me ministren e Arsimit Lindita Nikolla

ME TE LEXUARAT