Deputeti i PS-së e quan Berishën “mitra që polli 97”: Po bën thirrje për destabilizim

23
Kliko per me shume info

Deputeti i Partisë Socialiste, Arben Cuko thotë se njeriu i cili “polli vitin 1997” po bën thirrje përsëri për kaos në Shqipëri, duke iu referuar Sali Berishës.

Cuko shkruan në një status në “Facebook” se “per ironi te fatit, dhe jo vetem, i njejti njeri ,si atehere, po ben thirrje perseri per destabilitet dhe kaos ne Shqiperi. Mitra qe polli 97’n eshte akoma gjalle dhe megjithese gjysem e ngordhur perpiqet te riktheje edhe njehere ato dite te zeza per shqiptaret”.

Kliko per me shume info

Statusi i plotë:

Njezet vjet me pare, me 20 mars 1997, ra ne krye te detyres Kapiten i Pare NUREDIN GORCE, Deshmor i Atdheut.Ai dha jeten ne mbrojtje te Shtetit Shqiptar ne lufte me turmat e armatosura te drejtuara dhe udhehequra nga kryebanditi Berisha, i cili duke pare qe i humbi pushteti i tij personal, u perpoq me cdo kusht ta fuste vendin ne vellavrasje. Sot, 20 vjet me vone, ne garnizonin e Zall Herrit,u mblodhem ne , ish shoket e armeve te Nuredinit, familjaret, nena, bashkeshortja,djali Erdini, Zv Shefi i Shtabit gjeneral Prenga, komandanti i FT gjeneral Cahani, ushtare dhe oficera komando, ne nje ceremoni te thjeshte perkujtimore. Per ironi te fatit, dhe jo vetem, i njejti njeri ,si atehere, po ben thirrje perseri per destabilitet dhe kaos ne Shqiperi. Mitra qe polli 97’n eshte akoma gjalle dhe megjithese gjysem e ngordhur perpiqet te riktheje edhe njehere ato dite te zeza per shqiptaret. I paharruar qofte kujtimi i Nuredinit dhe i gjithe pjesetareve te FA dhe Policise qe dhane jeten ne mbrojtje te shtetit dhe popullit te tyre dhe qe nuk lejuan vellavrasjen midis shqiptareve.


Kliko per me shume info

SHARE

1 COMMENT

  1. MITRA QE POLLI 97 TEN JENI JU KOMUNISTET.
    FIRMAT PIRAMIDALE I NGRITET JU ME OFICERET E SIGURIMIT ME USHTARAKET E DALE NE PENSION.
    DEPOT E ARMATIMIT I HAPET JU TE PARET BIJTE E ENVERIT.
    PO SHYQYR QE FOLE NJE HERE SE TE MESUAM DHE EMRIN DHE DERI TANI PASKE MARRE RROGE DEPUTETI.
    JE KUJTUAR VONE TE FLASESH MOR LUMMADH
    PO SKE CBEN TE KA URDHERUAR SHALGJATI I YT.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here