De Biazi tregon përplasjen me Xhakën, mesazhet dhe a do të kthehet në kombëtare?

Sport

I ftuar në emisionin Opinion trajneri i kombëtares De Biasi ka folur vecc të tjerash edhe për Taulant Xhakën. Sipas De Biasit jo se Xhaka nuk e zgjodhi kombëtaren e Zvicrës, por Zvicra nuk e zgjodhi atë. Po ashtu De Biasi tregon me detaje edhe marrëdhënien e tij me Xhakën dhe a do të kthehet në kombëtare.

Intervista me Blendi Fevziun

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

B.F.: Një emër tjetër që është përfolur këto kohët e fundit, është Taulant Xhaka, i cili ka zgjedhur Shqipërinë, ndërkohë që i vëllai ka zgjedhur Zvicrën.

Ka luajtur mirë në ndeshjet paraeliminatore në Francë 2016 dhe nuk e shohim me kombëtaren, pse jo Xhaka?

De Biasi: Para se gjithash nderhyrja tende ne kete çeshtje nuk është korrekte, ai nuk eshte se nuk zgjodhi zvicren, ishte zvicra qe nuk e deshi dhe pastaj ai erdhi te shqiperia.

B.F.: Ai është shprehur se në çdo rast do të zgjidhte Shqipërinë. E ka thënë ai vetë.

De Biasi: Po shume mire, me behet qejfi qe eshte i lidhur me bluzen e kombetares, e tregoi edhe ne rastin e fundit, duke i lene shoket e tij vetem, shkoi te klubi i tij.

B.F.: Pse i la, pse i la shokët?

De Biasi: Sepse nuk luajti kunder italise, dhe sepse ai mendonte se kjo ishte nje padrejtesi kundrejt tij, dhe keshtu mendonte qe me e mira ishte te kthehej ne skuadren e tij.

B.F.: Jo vetëm me Italinë, janë disa ndeshje që ai nuk ka qenë aktiv.

Ai ka luajtur gjithemone, te vetmen here qe nuk e aktivizova ishte ndeshja me liteshtejnin pasi mendova qe te coldhej, per ndeshjen me spanjen, dhe kjo ishte nje zgjidhje strategjike qe kisha bere une, e xhake kete e dinte.

B.F.: Pse kundër Italisë, ai nuk duhet të ishte në fushën e lojës?

Sepse kisha nevoje per dy lojtare me karakteristika te ndryshme qe ai nuk i ka, dhe pastaj jane disa vlersime qe behen gjate stervitjes, ne nga e hena deri te enjten kemi bere, 1, 2, 3 6 seanca stervitore, nuk e di sa, dhe te gjitha stervitjet tona jane te monitoruara nga gps, dhe aty tregohet kush vrapon kush starton, kush vrapon ne nje menyre dhe kush ne nje tjeter, dhe te dhenat e tij ishin negative.

B.F.: Por, ai po luan ne klubin e tij.

Po, po fiton edhe kampionatin, bazilea eshte nje skuader qe po fiton kampionatin prej 7 vjetesh, besoj se ai eshte shume i lumtur qe luan atje, dhe ata jane shume te lumtur qe e kane ne skuader, por persa me perket mua, ai eshte nje lojtar si gjithe te tjeret.

B.F.: Keni patur një diskutim të fortë para se të ikte…

De Biasi: Zero, zero fjale, nje mesazh qe me kerkonte ne oren nje e dhjete te nates pas ndeshjes me palermon ku ai me kerkonte qe te flisnim, une nuk e kisha celularin…

B.F.: Ai e la skuadrën para ndeshjes?

De Biasi: Jo jo jo ishte ne pankine, u ngrit beri edhe nxemje, beri nxemje per tu futur ne fushe, ne nje e dhjete te nates me erdhi ne mesazh i tij por qe une e pashe te nesermen ne mengjes, sepse une ne oren 1 e 10 te nates celularin e mbaj te fikur pasi jam nje person normal, qe e fik celularin neten, para se te fle. Dhe ne mengjes kur u zgjova pashe dy mesazhet e tij por dhe nje mesazh te trete ku me shkruante qe kishte prenotuar avionin per tu kthyer ne bazilea, dhe qe une te hidhja ne fushe per ndeshjen miqesore me bosnjen, lojtare qe nuk luajne titullar me skuadrat e tyre.

B.F.: Nuk keni patur ndonjë bisedë tjetër?

De Biasi: E takove te nesermen ne mengjes ne hollin e hotelit dhe me tha qe do te ikte, une i thashe shko, shko i qete.

B.F.: Do të kthehet në kombëtaren shqiptare?

De Biasi: Nuk veret nga une por nga sjellja e tij, ai ka gabuar.

B.F.: Varet nga sjellja e tij dhe vendimi që do të marrë. U fol edhe gjestin e tij që hodhi shishen e ujit gjatë ndeshjes me Zvicrën në Francë. E diskutuat këtë gjest?

De Biasi: Ka dhe episode te tjera qe nuk jane pare nga telekamerat, qe une nuk dua te flas, pasi dua qe te mbroj figuren e tij, une jam 60 vjec, nuk jam 27 si taulanti qe thote se……

B.F.: AI ishte jashtë lojës në ndeshjen më të rëndësishme të jetës së tij, kur do të luante me klubin e tij…

De Biasi: Une bej trajnerin, nese nuk luan mire gjate ndeshjes une e nxjerr nga fusha, nuk kam pse te shikoj vellain e gjera te tjera….

B.F.: Keni folur me të për këtë rast.

De biasi: Patjeter

B.F.: Çfarë tha?

De Biasi: Te thashe qe preferoj te mos e them.

B.F.: Kanë qenë të vështira marrëdhëniet tuaja?

De Biasi: Gjithmone te mira.

B.F.: Gjithmonë të mira.

Dee Biasi: Por ti duhet te kuptosh nje gje qe ka disa dinamika ne koken e lojtareve qe kur luajne cdo gje shkon mire, kur nuk luajne gjejne justifikime tek trajneret.

B.F.: Keni patur gjatë këtyre viteve në Shqipëri probleme të tjera të vështira si ky me lojtarë që nuk luajnë, që janë me emër dhe nuk luajnë.

De Biasi: Po me cilin?/opinion

ME TE LEXUARAT