‘Debat’ me Blushin, Rama i tregon pse nuk e bëri ministër: Tahirit i ngule thikën më keq se Saliu
Ditën e sotme në kuvend, Rama ‘debatoi’ me Blushin. Ai akuzoi themeluesin e partisë Libra se ka abuzuar me mandatin e deputetit socialist të elbasanit për të përgojuar dhe baltosur qeverisjen.
Rama tregoi dhe pse ai nuk e bëri ministër “reformatorin e pazbuluar të Shqipërisë”.
''Beni vdes për pak ministër. Aq shumë vdes për pak ministër sa është gati të shfaqet i rilindur nën lëkurën për tu dukur si politikan i ri në politikën e vjetër ku nuk mungon si politikan i vjetër kulisash që nga koha e qeverisjes së Fatos Nanos. Të vjen vdekje me tepri që të tjetër të bëhen ministra dhe ti jo. Saimir Tahiri, Ilir Beqaj, Blendi Klosi u bë ministër, ti jo
Si mund të ishte ministër, si udhëheqës politik more rezultatin më të dobët në PS në 12 qarqe e jo Blendi Klosi që mori rezultatin më të mirë
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Saimir Tahirit, shokut tënd të ngushtë i ankoheshe jashtë kamere pse s'u bëre ministër ndërsa ia ngule thikën më keq se Saliu''- tha Rama.