De Biasi fton në Kombëtare një mbrojtës të ri

Sport

Qendërmbrojtësi i Kukësit, Albi Alla do të jetë lojtari më i ri që do të veshë fanellën e Kombëtares.

Tashmë gjithçka është e konfirmuar, Albi Alla do të jetë lojtari më i ri që do të veshë fanellën e Kombëtares.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Qendërmbrojtësi i Kukësit do të grumbullohet për ndeshjen kualifikuese ndaj Italisë më 24 mars dhe miqësoren me Bosnje-Hercegovinën katër ditë më pas. Lajmi është zyrtarizuar nga klubi verilindor për gazetën Panorama Sport.

24-vjeçari nga Pogradeci, i cili pjesën më të madhe të karrierës e ka kaluar në Greqi, po shkëlqen këtë sezon me Kukësin.

Duke parë edhe mungesat e shumta në mbrojtje, nuk përjashtohet mundësia që të jetë titullar me Shqipërinë.

ME TE LEXUARAT