Dallimi mes femrave që kam takuar dhe asaj me të cilën dua të martohem

Soft

Më duhet të rrëfej: kam harruar të numëroj se me sa femra kam kaluar, kam pasur marrëdhënie, kam dalur ose kam rënë në dashuri me to. Nuk shoh asgjë të gabuar në shijimin e kohës duke eksploruar edhe seksualitetin tim dhe aftësinë time për të dashuruar. Por, përfundimisht, këto gjëra u bënë aq të parëndësishme për mua. Ju vazhdoni t’i thuani vetes se të gjithë njerëzit janë unikë, por që e kupton se këto janë thjeshtë gjepura. Nëse të gjithë do të ishin të veçantë, atëherë askush nuk do të ishte i tillë. I kthehem së kaluarës kur kisha një të dashur, pyesja veten vallë ishte ajo dashuria e madhe e jetës sime. Dhe kuptova se më duhej kohë që ta kuptoja realisht. Unë dilja dhe njoftohesha me shumë femra tjera. A pendohem për këtë? Ndonjëherë. Nuk pendohem pse kam takuar gjithë ato vajza. Unë pendohem për faktin që kam menduar se kam pasur nevojë për to.

Po, më pas kisha sërish kënaqësi. Aq shumë e doja atë jetë saqë vendosa t’i jap fund një marrëdhënie të mahnitshme që e kisha. Iu bashkangjita një mënyre të jetës së shthurur prej një mashkulli të çmendur njëzet e diçka vjet. Jeta ime ishte e mrekullueshme. Jo, jeta ime ishte thjeshtë e përkryer! Deri sa më në fund fillova të mbledh veten.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Për shumicën e meshkujve, të kesh seks është gjëja më e mjaftueshme. Jo për të gjithë, por për shumë meshkuj. Ata as nuk tentojnë për më tepër, sepse nuk kuptojnë se kanë nevojë më shumë. Ju mund të thuani se një lidhje kërkon më shumë se thjeshtë seks, dhe unë pajtohem plotësisht me këtë. Gjithnjë kam ndarë këtë mendim dhe gjithmonë kam qenë në kërkim të dashurisë së jetës sime. Por, kam menduar se nuk e kam përjetuar aq sa duhet, gjithnjë nën supozimin se bari i tjetrit është më i gjelbërt se i yti, duke qenë kështu gjithnjë në kërkim.

Nuk isha në gjendje të kuptoja se unë tashmë kisha gjtihçka që kisha nevojë. Marrëdhënia e përkryer ishte aq afër por që nuk isha në gjendje ta vlerësoja atë. Asnjëri prej nesh nuk ishte gati. Ne kemi gjetur njëri-tjetrin por nuk ishim të pjekur mjaftueshëm ose të mençur sa duhet për të qenë së bashku. Historia ime nuk është unike, ndoshta shumica prej jush që e lexoni këtë mund ta ndërlidhni edhe me veten tuaj. Kjo lidhje ishte eksperienca ime e të mësuarit. Dhjetë vitet e fundit të jetës sime kanë qenë një mësim i gjatë për mua.

Dhe unë mësova një gjë të rëndësishme: ka një dallim mes femrave që kam kaluar dhe asaj me të cilën dua të martohem. Kjo nuk është kimi, nuk ka të bëjë me tërheqjen fizike, njëlloj sikur nuk ka të bëjë me një karrierë të suksesshme apo bindje të zakonshme. Shumica e njerëzve i konsiderojnë këto gjëra si baza e një marrëdhënie. Po, këto kanë rëndësi, por vetëm në fillim kur e keni atë shkëndijën fillestare. Ju keni nevojë për më shumë gjëra që marrëdhënia juaj të zgjasë.

Gruaja me të cilën dua të martohem duhet të jetë në gjendje për të distancuar veten nga bindjet e saj dhe të shohë botën në mënyrë objektive. Mund të thuani se nuk është asgjë, por më pas do të gaboheni. Problemi me njerëzit qëndron në atë se ne jemi të sigurtë se ajo çfarë mendojmë është e drejtë. Por, të gjithë ne jemi të gabuar, gjatë gjithë kohës. Shumica e bindjeve që ne kemi janë thjeshtë mendime. Janë thjeshtë teori dhe mendime që ne i mveshim si të vërteta.

Kjo ndoshta nuk përbën problem kur jeni beqar apo ‘single’. Por është krejtsisht tjetër kur je në një lidhje. Tani keni dy opinione në vend që vetëm një, dhe ato mund të jenë krejtësisht të ndryshme. Më pas argumentojmë, bëhemi nervoz, themi gjëra që nuk duhej t’i kishim thënë dhe në fund ndahemi.

Gruaja ime e ardhshme duhet të shohë këto dhe të pranojë këto vështirësi. Unë jam duke kërkuar një grua të mençur, e cila e sheh botën si bardhë e zi, por me shumë nuanca gri. Kur ju gjeni një grua e cila mund të ju ndihmojë të shihni natyrën në shumë aspekte të një realiteti gjithnjë e më shumë të ndryshëm, ju duhet të dini: se keni gjetur shansin e vërtetë për ta bërë një marrëdhënie të funksionojë si duhet

ME TE LEXUARAT