Goditet celula xhihadiste në Itali, arrestohen 4 kosovarë, një i mitur

Kosovë&Rajon

Një celulë xhihadiste kosovare është shkatërruar një natë më parë në Venecia nga policia italiane, ku ranë në pranga 4 persona mes të cilëve dhe një minoren. Mësohet setë arrestuarit janë me leje të rregullt qëndrimi në Itali. Operacioni është koordinuar nga Drejtoria Rajonale e Antimafais e Antiterrorizmit të qytetit të Venecias.

Gjatë natës janë kryer dhe kontrolle në 12 banesa, 10 prej të cilave në qëndrën historike të Venecias, një banesë është kontrolluar në qytetin e Mestre e një në Trevizo.

Operacioni për shkatërrimin e kësaj celulë xhihadiste ka nisur pas hetimit të aktivitetit radikal fetar të anëtarëve të saj si dhe të vendeve që ata frekuentonin. Në operacion ka marrë pjesë dhe reparti i Policisë shkencore si dhe grupi i forcave speciale.

ME TE LEXUARAT