Braktiset një gomone në Vlorë, sekuestrohen 1 ton kanabis

Aktualitet

Policia shqiptare në bashkëpunim me Guardia Di Financa e vendosur në Vlorë kanë bërë të mundur sekuestrimin e 1 ton kanabis tek Gjiri i Petrunës pranë Karaburunit, e gatshme për ta transportuar drejt brigjeve të Italisë. Bëhet me dije se në gomone kishte rreth 1 ton kanabis ndërsa trafikantët sapo kanë pikasur policinë janë larguar. Mbi bazën e informacionit paraprak është bllokuar mjeti lundrues.

Në bazë të këtij operacioni, shërbimet e përbashkëta kanë bërë konstatimin dhe bllokimin e mjetit lundrues me gjatësi rreth 7 m. Vazhdojnë kërkimet nga toka dhe deti me qëllim krehjen e zonës dhe kapjen e autorëve të përfshirë në këtë ngjarje.

ME TE LEXUARAT