'Big Brother një mashtrim i madh', deklarata shokuese e ish- banorit

Showbiz

I ftuar për të folur mbi edicionin e këtij viti, Meridiani nuk la pa përmendur as të shkuarën, duke “ia shkatërruar” planin e ditës së emisionit programacionit.

“Më ka pëlqyer si formulë, është interesante. Më ka pëlqyer loja në çifte dhe mënyra si është zgjedhur. Jo se nuk ka pasur dashuri në vitet e kaluara, por tashmë është e deklaruar që në fillim. Unë do të doja që njerëzit t’i shikonin si rivalë dhe jo për raste të veçanta”,- tha Meridiani për këtë vit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por më pas lëshoi dhe bombën e tij:

“Nuk dua të kthehem pas, sepse i bie që të dal kundër produksionit sepse janë të kurdisura. Por dua të tregoj momentin që unë bëra gati valixhet për të dalë dhe nuk u transmetua nga produksioni, sepse unë kërkoja që të pranohej loja nga x person, por kjo nuk u transmetua. Ky ishte mashtrim në atë kohë, por unë e thashë meqë më pyetët”n- tha ai.

“Më duket se ke mbetur akoma në atë kohë me lojën që le pas”,-e ngacmoi Albana

“Na i thuaj për kë bëhet fjalë ky diskutim mo vlla, sa lekë do”,- i tha Curri.

Por Meridiani nuk pranoi të japë emra. /Blitz

ME TE LEXUARAT