Befason Arjan Çani: Opozita shkon në zgjedhje me një këmbë, këtu do jemi

Politikë

Gazetari Arjan Çani, mes ironisë dhe sinqeritetit ka shprehur një mendim krejt ndryshe për Edi Ramën dhe zhvillimet politike në vend, i ftuar sot në emisionin e gazetares Eni Vasili, “Studio e Hapur”.

Çani u shpreh i bundur se opozita do shkojë në zgjedhje “me një këmbë”, dhe shtoti se kryeministri Edi Rama është tepër i fortë dhe me lidhje të forta jashtë shtetit, sa që kush nuk i shkon pas, “përfundon keq”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Arjan Çani: Tani po e kuptoj që lidhjet e këtij personazhi që quhet Edi Rama janë aq të forta jo vetëm brenda por edhe jashtë shtetit, sa që kush nuk i shkon pas do përfundojë keq.

Le ta themi, Rama po luan shumë fort, ka hedhur një rjetë ku do t’i zërë të gjithë peshqit. Meta është peshk i vogël, Basha do shkojë në zgjedhje. Është e gjitha strategji, ai asnjëherë nuk ka një qëndrim të tijin. Ç’të thonë ata thotë, ç’të thotë OSBE-ja, ç’të thotë BE-ja. Rama është besnik me ndërkombëtarët që e kanë mbështetur.

Ilir Kulla: Rama i ka qëndruar vetëm një linje, asaj të Soros-it

Arjan Çani: Po çdo të thotë kjo, që më ke mbështetur për të ardhur në pushtet dhe unë jam besnik

Arjan Çani: Opozita do shkojë në zgjedhje me një këmbë, këtu do jemi

ME TE LEXUARAT