BBA, Gerta-Damianos: Donjeta nuk është tip yt, anon nga meshkujt

Showbiz

Edhe pse Damiano e Donjeta u shfaqën para banorëve të tjerë si çift i konsoliduar mospërputhja e tyre si çift të dashurish është vënë re tek banorët e tjerë.

Këtë e ka vënë re edhe Gerta, e cila ia ka bërë të ditur mendimin e saj Damianos.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ty të pëlqejnë femra që është si femër”, i thotë Gerta duke shtuar se “”Donjeta është femër, por anon në sjellje nga meshkujt”.

Ky qëndrim ka sjellë më pas përplasjen mes saj dhe Donjetës. “Ty të pëlqen të vishesh si djalë”, i thotë Gerta. Ndërsa Donjeta ia kthen se ky është një stil veshjeje dhe rrobat janë femrash.

Por Gerta këmbëngul në mendimin e saj duke i thënë se “Ke sjellje djali”, duke argumentuar mendimin e saj nga pamja e jashtme dhe e ndjerë nën presion ajo shprehet edhe gabim, “Po them që je femer. O vlla ti je femër se e shoh.”

Më tej Gerta e argumenton mjaft mirë mendimin e saj se Damiano dhe Donjeta nuk përputhen si çift në stilin e veshjes së tyre.

“Ti në pamje të jashtme do shkoje me një djalë që vishet me tjetër stil. Me veshjen që i kam parë Damianos nuk më duket stil”, shprehet Gerta, e cila mesa duket ka nuhatur se mes tyre nuk ka ndjenja.

ME TE LEXUARAT