Basha nuk dorëzohet, i drejtohet Ramës: Bëhu i zgjuar, jep dorëheqjen

Politikë

Protesta vazhdon dhe qëllimet e protestuesve vijojnë, me në krye Bashën i cili sërish ditën e sotme i kërkoi Ramës të jap dorëhqjen.

‘’ Hiqe nga mendja se ka rrugë tjetër, sa do të shpifësh ti dhe këta zullapë që mi ke shpërndarë në disa media zullape të blera, kanale qeveritare të cilat nga mëngjesi deri në darkë kanë marrë për detyrë përkundër pagesave të majme që i paguan me paratë e taksapaguesve shqiptarë dhe paratë e ndyra të drogës. E vërteta është e thjeshtë, nuk ka pasur që prej viteve ’90 lëvizje më europiane dhe euroatlantike. Nuk do ketë zgjedhje fasadë. Bëj derman vetes, na e kurse dhe ne gjithë këtë hare dhe gëzim dhe rritjen e rradhëve ditë për ditrë, bëhu i zgjuar, jep dorëheqjen, hape rrugën për qeveri teknike dhe zgjehdje të lira dhe ndershme. Se çfarë do të ndodhë do ta caktojnë qytetarët.’’- tha Basha.

ME TE LEXUARAT