Shorti i Champions, Barcelona ka një mesazh për Juventusin

Sport

Nuk ka provuar të jetë dashamirës shorti i Nyon-it për Juventusin. Skuadra kampione e Italisë do të përballet në çerekfinale të Ligës së Kampioneve me Barcelonën, ndërkohë që kjo e fundit sapo ka bërë përmbysjen e pabesueshme dhe historike ndaj PSG-së (6-1).

I intervistuar nga “Premium Sport”, zv.presidenti i klubit blaugrana, Jordi Mestre, tha pas shortit: “Ne do të përballemi me një klub historik, që ka traditë të madhe.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dy vjet më parë kemi luajtur kundër bardhezinjve në finalen e Champions-it. A na motivon përmbysja ndaj PSG-së? Ne e kemi treguar se çdo gjë mund të ndodhë në futboll.

E vërteta është se pak besonin përmbysjen tonë, por ja ku jemi.” Luis Enrique do të largohet pas këtij sezoni, ndaj mbetet për t’u caktuar pasuesi i tij në drejtimin e Barcelonës.

Zv.presidenti i klubit katalanas shprehet në këtë drejtim: “Nuk e kemi zgjedhur ende një kandidat për zëvendësues. Allegri? Është një trajner i madh, por është herët për të folur mbi këtë. Ne kemi për të luajtur edhe mjaft lojëra shumë të rëndësishme”.

Mbyllja e fjalës së Jordi Mestre është e dedikuar për Dani Alves: “Jemi të lumtur për kthimin e tij në Barcelonë, mezi presim për ta përqafuar atë”.

ME TE LEXUARAT