Zbulohet banorja e Big Brother që u zgjodh Miss në vitin 2012

Ajo është shpallur “Miss Pavarësia 2012” dhe për këtë thotë se është gjëja më e bukur në jetën e saj, por tashmë shpreson që në Big Brother të afirmohet.

Fjala është për Sidritën, vajzën e lindur në Tiranë. Familja e saj përbëhet nga nëna, motra dhe një vëlla më i vogël, i cili quhet Skënderbe.

Ajo thotë se që e vogël ka qenë një vajzë mistrece, ndërsa pas lindjes së vëllait, ishte ai që i mori vëmendjen.

“Që e vogël kam qenë mistrece. Pas lindjes së vëllait në vitin 1997, i cili quhet Skënderbe, vëmendjen ma mori të gjithë ai”.

Për të, momenti më i vështirë në jetë është ndarja nga jeta e babait të saj. “Në vitin 2001 babai im u nda nga jeta. Mua nuk m’u dha mundësia që të kem kujtime me të dhe ta kisha pranë në çdo hap të jetës time. Më kanë munguar përqafimet, mbështetjet dhe këshillat e tij dhe të ndihesha si ajo vajza e vogël e babit”.

Ajo thotë se është në Big Brother për t’u afirmuar. “Unë dua të jem pjesë e Big Brother për të realizuar ëndrrën time, për të provuar këtë eksperiencë të re, e cila të ndodh njëherë në jetë. Unë pres një afirmim, domethënë që punët dhe eksperiencat e mija të shkojnë më tej”, thotë Sidrita.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Klane në “Big Brother”/ Sidrita dhe Armela thurin planin: “T’i bëjmë gropën” Liridonit

Sidrita dhe Armela, bashkë me Xhenin që vetëm i dëgjon, po thurin ...