Banori i Big Brother: Kam 5 vite pa e takuar babain
Danjeli, Damiano dhe Liridoni zhvendosen në këndin e cigares dhe nisin një debat mes tyre.
Damiano nis të mburret se ka për të bërë spektakël në shtëpi, ndërsa Danjeli i kërkon ta lërë të qetë të pijë cigaren se nuk ka ndërmend fare të bisedojë me të as sot dhe mbase as ndonjë ditë tjetër.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
“Çfarë loje kam për të bërë, spektakël! Ushtarët e Danjelit janë gati”, thotë Damiano. Ndërsa Danjeli e kundërshton duke thënë se nuk ka ushtri, por shoqëri.
“ Nëse shoqëria jote është si karakteri jot, është faji i saj. Unë do të them vetëm diçka. Mos qofsh në jetë siç je këtu”, thotë Danjeli.
Më tej, ai i thotë se nuk i intereson fitorja para fytyrës dhe se Damiano nuk duhet të sillet si vajzë e pisët.