Shokuese, babai mostër i vë flakën vajzës 3 – vjeçare

Edward Herbert nga Perth, Australi, akuzohet se i hodhi benzinë të bijës 3 – vjeçare, pasi kishte kaluar gjithë ditën duke pirë alkool e kanabis.

43 – vjeçari i vuri më pas flakën të voglës dhe tentoi të bënte të njëjtën gjë edhe me vajzën 7 – vjeçare.

3 – vjeçarja pësoi djegie në fytyrë e në pjesën e sipërme të trupit, por fatmirësisht arriti të mbijetonte.

Ajo iu nënshtrua ndërhyrjeve kirurgjikale dhe trajtimit me lazer për shenjat.

Prokurorja e çështjes, Amanda Forrester, tha para gjykatës se shenjat e të voglës nuk do të ikin kurrë.

Gjykata u njoh me historinë sesi 43 – vjeçari kishte pirë gjatë gjithë ditës dhe kishte kërcënuar bashëshorten duke i thënë se do ta vriste, përpara se të tentonte të digjte fëmijët.

Sipas raportimeve, fqinji i çiftit mbërriti fare pak kohë më vonë.

Herbert mësohet se i tha atij se ishin fëmijët e tij dhe ai mund të bënte ç’të donte, duke shtuar se e vogla ishte shumë e bukur ndaj dhe e dogji.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Përse seksi sekret është tmerrësisht joshës?

Kur çiftet angazhohen në marrëdhënie seksuale sekrete, kjo ndodh zakonisht kur përfshihen ...