“Do përfundosh si Duçja”, Aurel Plasari përgënjeshtron Lulzim Bashën

Politikë

Kryetari i PD Lulzim Basha paralajmëroi sot kryeministrin Edi Rama, duke iu referuar sipas tij një shkrimi të studiuesit Aurel Plasari, se mund të përfundojë si Duçja por që lëkurën siç tha ai, po ja shpëton opozita.

“Përgjigjen më të mirë ja dha Plasari, kur tha se ‘mos mor djalë se do përfundosh si Duçja’. Edi Rama jemi këtu për të shpëtuar lëkurën, të mos përfundosh si Duçja”, – deklaroi Basha.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pas kesaj deklarate, me një sqarim në rrjetin social “Facebook”, Plasari edhe pse nuk e përmend me emër, e akuzon Bashën se i ka shtrembëruar fjalën dhe se sipas tij ai në asnjë rast nuk i është referuar ndonjëherë faktit që Rama mund të përfundojë si Duçja.

STATUSI I AUREL PLASARIT

NJË SHEMBULL I TË LEXUARIT MBRAPSHT

Ja këtu sesi një miku ynë i lexon mesazhet paralajmëruese për ruajtjen e sistemit të demokracisë në Shqipëri.

Nuk kam ndeshur deri më sot ndonjë politikan që të ketë deklaruar për kryeministrin “që do të përfundojë si Duçja”, siç transliteron i merakosur miku ynë ! Kam ndeshur, përkundrazi, njerëz që pa qenë politikanë kanë pasur mendjen të shprehin publikisht shqetësimin sesi shembulli famëkeq i parlamentit të Mussolinit pa opozitë NUK duhet imituar, sesi NUK duhet të përfundojë asnjë kryeministër në botë mbas mësimit historik të rastit “Duce”, sesi një parlament pa opozitë NUK është më parlament demokratik dhe NUK mund të funksionojë dhe sesi Shqipëria europiane NUK ka se përse të rrëshqasë drejt fashistizimit për shkak të një pushteti arrogant: për shkak të cilitdo “pushtet”. Ky është për mua të qenët i ndërgjegjshëm, në e pastë ndokush romuz për mua “ndërgjegjësimin”.

Dhe tani pyetja se përse dikujt dhe ndokujt i intereson t’i lexojë dhe t’i interpretojë gjërat mbrapsht?

ME TE LEXUARAT