Departamenti Amerikan vulos versionin: Ja pse vdiq Astrit Dehari

Kosovë&Rajon

Departamenti amerikan i Shtetit, vdekjen e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, e sheh si vetëvrasje, përkundër që një rezultat i tillë që doli nga ekspertiza nuk u pranua nga familja Dehari dhe VV.

Në raportin e Byrosë për Demokraci, të Drejtat e Njeriut dhe Punës, rasti i aktivistit të VV’së thuhet pa asnjë dyshim se ai është vetëvrarë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Me 5 nëntor, një aktivist i partisë Vetëvendosje, Astrit Dehari, kreu vetëvrasje në Qendrën e Paraburgimit në Prizren”, thuhet në raportin e Departamentit të Shtetit.

Vetëvrasjes së Deharit, i është kushtuar shumë vëmendje në pjesën “Kushtet në Burgje dhe Qendrat e Paraburgimi në Kosovë”, teksa shpjegohet se ai ka qenë duke u mbajtur nën dyshimet për terrorizmin, saktësisht sulmin me granatë në objektin e Kuvendit të Kosovës të ndodhur me 5 gusht.

“Më 18 nëntor, Instituti për Mjekësi Ligjore ka lëshuar të gjeturat përfundimtare të autopsisë, e mbikëqyrur nga ekspertët e pavarur, thanë se shkaku i vdekjes ishte asifeksi mekanike. Prokurori i rastit Sylë Hoxha, tha për mediet me 6 nëntor se Dehari kishte shenja në fyt dhe duart e tij”, thuhet në raportin e Departamentit të Shtetit.

“Deri më 17 nëntori, rezultatet e plota të ekzaminimit mjekësor, duke përfshirë përcaktimin e shkakut të vdekjes, nuk janë publikuar”, thuhet në raport.

Me 22 nëntor Ministria e Drejtësisë njoftoi maca disiplinore ndaj ushtruesit së detyrës së drejtorit të burgut, dy mbikëqyrësit korrektues dhe një oficer në Qendrën e Paraburgimit. Me 23 nëntor, autoritetet pezulluar një infermier nga qendra e Paraburgimit në Prizren me lidhje me rastin.

Familja e Deharit nuk e ka pranuar raportin e autopsisë së kryer nga autoritetet kosovare të drejtësisë.

Para rreth një jave, familja Dehari ka përcaktuar një grup ekspertësh ndërkombëtar nga Zvicra për të hetuar vdekjen e Astrit Deharit. /Telegraf

ME TE LEXUARAT