Big Brother ‘mposht’ Ermal Mamaqin, shifrat e shikueshmërisë ‘shkatërruese’

Soft

Nisja e reality –show’t “Big Brother” mbrëmjen e së shtunës, duket se ka shënuar një kthesë në trendin e audiencës, të cilat i kalonin në shumicë dërrmuese me Ermalin.

Sipas matësit “elemetrix”, në krye të shikueshmërisë qëndron programi i Arbana Osmanit. Rikthimi i prezantueses tek ky format, duket se është arsyeja se pse “Big Brother” u ndoq më shumë se sa rivali i tij primetime, në Tv Klan.

Në fakt, në “luftë” u përfshi dhe “Al Pazar” i Vizion Plus por “Big Brother” arriti të rrëmbëjë pjesën më të madhe të audiencës për mbrëmjen e së shtunës, shkruan Anabel.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Këto shifra shihen si premtuese për një program i cili duket se kishte humbur shpresat, mjafton të kujtojmë edicionin e fundit.

Një tjetër lëvizje që duket se do të vërë në vështirësi rivalin Tv Klan, është rikthimi i emisionit suplementar të “Big Brother”. “Fan Club” ka nisur transmetimin tashmë dhe drejtuesit e “Top Channel” kanë vendosur ta përballin atë me pjesën e parë të spektaklit “E diela Shqiptare”. Pjesëmarrja e dy personazheve të spikatur të televizionit siç janë Albana Osmani dhe Olti Curri, do të sfidojnë për rreth 1 orë e 30 min prezantuesin e dashur Ardit Gjebrea dhe një segment shumë të ndjekur, siç është rubrika “Ka një mesazh për ty”.

ME TE LEXUARAT