Antimafia konfiskon pasuritë e të fortit të Shijakut Dash Gjoka

Aktualitet

Prokuroria i konfiskon pasurine biznesmenit Dashamir Gjoka, nga Durrësi. Vendimi është marrë nga gjykata e shkallës së parë për Krime të Rënda, pas kërkesës së organit të akuzës.

Ai është pjesë e një hetimi pasuror nga “Antimafia”, pasi ka dyshime se i kishte krijuar pasuritë në bazë të të ardhurave të krijuara nga aktiviteti kriminal që ka kryer në Itali.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Biznesmenin Dashamir Gjoka, Gjykata e Apelit të Milanos në Itali e dënuar me 10 vjet dhe 6 muaj burgim për prostitucion.

Pasuritë e sekuestruara

-Pasuria me sipërfaqe 6949 m² truall dhe 2012.17 m² ndërtesë, kompleks shërbimesh “Gjoka”, ndodhur në Durrës;

-Pasuria me sipërfaqe 4639 m² arë, ndodhur në Durrës;

-Pasuria me sipërfaqe 1247 m² truall dhe 230 m² + 710 m² ndërtesë, ndodhur në Durrës;

-Pasuria me sipërfaqe 928 m² truall dhe 229 m² ndërtesë dy kate, ndodhur në Durrës;

-Shoqëria “Gjoka” sh.p.k., së bashku me të gjitha asetet e saj.

Vlera totale e pasurive të konfiskuara është llogaritur 200 milionë lekë te reja. Gjatë procesit gjyqësor rezultoi se pasuritë në zotërim të shtetasit Dashamir Gjoka nuk i përgjigjen dukshëm nivelit të të ardhurave, fitimeve apo veprimtarive të ligjshme të deklaruara prej tij, dhe se personi i mësipërm nuk arriti që të provojë dhe të justifikojë burimin e ligjshëm të pasurive në zotërim të tij.

ME TE LEXUARAT