Itali, alarm për bombë në avion, ndalohet shtetasi slloven

Bota

shqiptari-itali15Alarm për bombë në aeroportin e Fiumicinos në Romë të Italisë. Sinjalizimi për bombë ka ardhur pas dyshimeve në bagazhin e një shtetasi slloven, i cili është ndaluar nga ana e policisë.

Sipas mediave italiane, bagazhet ku dyshohet se është bomba, ndodhet në një nga aeroplanët e kompanisë fluturuese “Niki”, brenda të cilit ndodheshin 82 pasagjerë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat speciale dhe ato xheniere të cilat kanë nisur punën për zbulimin e bombës dhe çaktivizimin e saj, nëse alarmi rezulton i vërtetë.

ME TE LEXUARAT