Aksioni “Blici Rrugor” në 12 qarqet e vendit, për 1 orë Policia vendos 352 gjoba

Policia Rrugore ka vijuar gjatë ditës së sotme me operacionin “Blici Rrugor”, i cili është shtrirë në 12 qarqet e vendit, në akset kryesore dhe zonat urbane.

Sipas Policisë, gjatë aksionit u kontrollua mbi vendosjen e rripit të sigurimit dhe mospërdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit.

Kliko per me shume info

Operacioni nisi në orën 11:30 dhe zgjati deri në orën 12:30. Sot u angazhuan rreth 580 punonjës Policie në total. Si dhe u ngritën e funksionuan 114 pika kontrolli në të gjithë vendin.

Prej orës 11:30 deri në orën 12:30 në të gjithë vendin, Policia Rrugore e mbështetur dhe nga Patrullat e Përgjithshme dhe Shqiponjat vendosën: 81 masa administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit. 123 masa administrative për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit.

Si dhe 148 masa administrative për shkelje të tjera, si shpejtësi tej normave të lejuara, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse etj. Operacioni ka për qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, ndërgjegjësimin e qytetarëve për rëndësinë e vendosjes së rripit të sigurimit, për mos përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit por edhe të respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor në tërësi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.