Një i vdekur, “i forti” me “Range Rover” fshin përpara kalimtarë e makina në Elbasan

Aktualitet

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bulevardin e qytetit të Elbasanit.

Ngjarja ndodhi në afërsi të sheshit “Kozma Naska”. A. Subashi, i cili drejtonte automjetit tip Range Rover ka humbur kontrollin e për pasojë është përplasur me 35 vjeçarin që udhtonte me biçiklete dhe dy automjete të tjera tip golf.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Drejtuesi i një automjet tip “Range Rover” me targa “AA 404 PD” ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë si dhe goditur 2 makina të tjera duke rrezikuar jetën edhe të disa qytetarëve të tjerë.

Sipas njoftimit të policisë, Ardian Rika 35 vjeç, banues në Elbasan, është personi i cili ka ndërruar jetë në spital si pasojë e goditjes së fortë. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Ai është dërguar menjëherë për në spital, por ka gjetur vdekjen rrugës. Policia ka shoqëruar për në komisariat drejtuesit e Range Rover, A. Subashi.

ME TE LEXUARAT