Ahmeti: Qeveria të formohet sa më parë, ’Ukraina nuk është larg’

Kosovë&Rajon

Rrezik nga jashtë nuk ka, dhe si rrjedhojë nuk ka asnjë arsye për shpalljen eventuale të gjendjes së jashtëzakonshme, thotë për TV21 lideri i BDI-­së Ali Ahmeti.

Kreu i BDI takoi mbrëmë në Reçicë nënkryetarët e tij, për t’iu përcjellë porositë që mori dhe i dha shefes së diplomacisë evropiane, Federika Mogerini.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ahmeti tha se ka kërkuar ndihmë nga Mogerini që vendi të dalë nga kriza. Të njëjtën gjë, siç shpjegoi Ahmeti ka kërkuar edhe Mogerini nga ai.

Në deklaratën e tij lideri i BDI­-së tha se pret që Ivanov të tërheqë vendimin që sipas tij “ka qenë i ngutshëm” dhe t’i jepet mandatiZaevit për ta formuar qeverinë e re.

Ahmeti tha se e ka ditur se gjendja mund të përkeqësohet që nga koha kur thoshte se “Ukraina nuk është larg”. Ai insiston se deklarata e përbashkët është përpiluar në Shkup dhe jo në Tiranë. Sipas tij, është jo e drejtë që kjo deklaratë të përdoret për nxitjen e konfliktit ndëretnik, por edhe mes dy shteteve fqinje, siç janë Maqedonia dhe Shqipëria.

Ali Ahmeti përsërit se kjo deklaratë e përbashkët nuk është cenim për integritetin territorial të Maqedonisë. Sipas kryetarit të BDI­-së, shqiptarët po mundohet që ta nxjerrin vendin nga kriza dhe se partitë maqedonase janë ato që shkaktojnë tensione.

ME TE LEXUARAT