Emri i trafikantit që tha në gjyq “Adriatik Zotka ka trafikuar tetë femra”

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimet për kryetarin e Bashkisë së Poliçanit, Adriatik Zotkaj pas dëshmisë së një të pandehuri, i cili e ka përmendur emrin e tij.

Procesi kundër Leonard Muçajt duket se ka marrë një kthesë tjetër, pasi i pandehuri nën akuzë për trafik të të miturve i ka kërkuar llogari akuzës se përse hetojnë atë dhe jo Zotkën.

Kliko per me shume info

“Pse më hetoni mua për një rast?! Hetoni Adriatik Zotkën. Ai ka trafikuar tetë vajza në Itali”, ka thënë ai.

Në këto kushte, prokurorët e dosjes kanë përcjellë procesverbalet e seancës gjyqësore tek eprorët, të cilët nga ana e tyre kanë urdhëruar fillimin e hetimeve.

Ndaj kryetarit të Bashkisë së Poliçanit, Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar heqjen e mandatit të tij pasi nuk ka deklaruar një nga dënimet e tij në formularët e dekriminalizimit.

Zotkaj, sipas Prokurorisë, rezulton i dënuar që nga viti 1983, kur Gjykata e Skraparit e ka dënuar me 4 muaj riedukim për akuzën e fyerjes dhe goditjes për shkak të detyrës, ndërkohë që më pas rezulton i dënuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, kundërshtim të forcave të policisë dhe veprime arbitrare e falsifikim dokumentash.tch

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.